Celebrity

4 vite më vonë, Tristan Thompson flet për tradhtinë me shoqen e Kylie-t

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2023

4 vite më vonë, Tristan Thompson flet për tradhtinë me
Hulu

Disa vite pas skandalit të tradhtisë, Tristan Thompson ka vendosur të flasë për tradhtinë e bujshme me Jordyn Woods, shoqen e Kylie Jenner.
 
Në një bisedë me Kylie, ai tha se ajo mund të ishte personi "më i ndikuar pas tradhtisë" dhe se është në dijeni që për 26-vjeçaren, largimi i Jordyn nga jeta e saj mund të ketë qenë si "humbja e një motre". Basketbollisit i kërkoi ndjesë për situatën e krijuar, duke thënë:
 
“Fakti që (tradhtia) ishte rezultat i zgjedhjeve të mia më të këqija dhe sjelljes si idiot, fakti që isha i ri dhe i pamatur…dua të të kërkoj sërish falje. Jeta është e shkurtër dhe ta shpif sepse edhe pse kemi bërë gabimet tona, ndonjëherë është e vështirë që të rregullojmë situata të tilla”.
 
Kylie tha se e vlerëson ndjesën e tij. Ajo shtoi se nuk e mendonte dot jetën pa Jordyn, pasi me shumë gjasa do të jetonin bashkë. “Mendoj se ajo kishte nevojë të rritej pa mua dhe unë të rritesha pa të, por tani jemi ok. Ende flasim”. Ato, pas skandalit nuk folën për një kohë shumë të gjatë, por e rregulluan raportin e tyre. Ndonëse nuk janë shoqe të ngushta si në fillim, sërish takohen.

4 vite më vonë, Tristan Thompson flet për tradhtinë me
 
Para se Kylie dhe Tristan të flisnin, Khloé tha se e ka falur Jordyn dhe se kishin raport të mirë. Nga ana tjetër, Tristan i kërkoi Kylie-t që t’i kërkonte ndjesë Jordyn nga ana e tij, por ajo iu kthye paksa ashpër: “Mendoj se ke një zemër dhe energji të mirë, ti e di që të dua ty, shpirtin dhe gjithçka, por kjo është konfuzuese. Sepse ca gjëra që bën janë vërtet çmenduri”.

4 vite më vonë, Tristan Thompson flet për tradhtinë me
Hulu

Tristan, shpesh ka shprehur pendesë për gabimet e së shkuarës dhe sërish theksoi se do të fitojë respektin e familjes dhe se nuk do që familja Kardashian të ndihen në siklet në prani të tij. Ai dhe Khloé ruajnë një raport të mirë dhe janë prindër të dy fëmijëve: Vajzës True dhe djalit Tatum.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tristan Thompson (@realtristan13)