Para pak ditësh, ish-asistenti i Will Smith, Brother Bilaal, foli për disa pretendime në lidhje me historinë e supozuar seksuale të Smith me aktorin e filmit “Prince of Bel Air”, Duane Martin. Ai foli me detaje për gjithçka, madje këmbënguli gjatë podcast-it “Unwine With Tasha K” se dikur e ka parë Will Smith-in duke bërë seks me Martin.
Përfaqësuesit ligjorë të aktorit të njohur thonë se e gjitha kjo është një histori e trilluar duke pretenduar edhe padi, Pinkett Smith ka reguar në mënyrën e saj.
52-vjeçarja u pyet nga gazetarët për thashethemet e fundit që po qarkullojnë, teksa ishte në New York. Ajo u përgjigj atyre thjesht me dy fjalë: “Ne do bëjmë padi!”
Nuk dihet nëse Jada është e sigurt në vendimin për padi kundër Bilaal-it, por nuk do të ishte befasuese duke marrë parasysh se një burim i tha tabloidit TMZ se vetë aktori Will Smith po e konsideron seriozisht marrjen e masave ligjore mbi historinë që po qarkullon rreth tij.
Ish-prezantuesja e “Red Table Talk” është shprehur se ajo dhe Smith nuk kanë në plan të divorcohen dhe ende mbeten të martuar ligjërisht. Ata janë prindër të dy fëmijëve: Jaden, 25 vjeç dhe Willow, 23 vjeç.
Burimi: Parade