Sport

Shqipëria kualifikohet në Euro 2024

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2023

Shqipëria kualifikohet në Euro 2024

Drejt Gjermanisë me ekipin fenomenal të Shqipërisë! Ndeshja emocionese, me rezultat 1-1 mes Moldavisë dhe Shqipërisë, e dërgon ekipin shqiptar në Euro 2024, në Gjermani.
 
Djemtë dominuan 53% të lojës, duke na emocionuar me aksione të bukura. Sokol Cikalleshi bëri gol në pjesën e parë të ndeshjes, në minutën e 25 dhe më pas, në minutën e 87, Moldavia barazoi, falë golit të Vladyslav Babohlo. Ndërsa kombëtarja e Moldavisë u paraqit më e rrezikshme në minutat e fundit, ekipi ynë ia doli ta mbante situatën nën kontroll.

Shqipëria kualifikohet në Euro 2024
 
Pra, edhe pas barazimit dhe aksioneve në minutat e fundit, sërish djemtë e kombëtares kanë grumbulluar mjaftueshëm pikë për të arritur kualifikimin në Euro 2024.