Celebrity

Thuhet se martesa e Kanye West është në krizë

Shkruar nga Anabel

18 Nëntor 2023

Thuhet se martesa e Kanye West është në krizë
Backgrid

Kanye West dhe e shoqja, Bianca Censori, po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre dhe se për momentin janë në një pauzë, thonë burime të ndryshme. Çifti, i cili u martua në dhjetor të vitit 2022, po jetojnë të ndarë që prej mesit të tetorit.

“Familja e saj s’ka qenë kurrë një fanse e Kanye-t dhe njerëzit e afërm me të kanë pyetur nëse martesa me Kanye-n ishte vendimi i duhur”, u shpreh një burim anonim, duke shtuar se reperi është një person shumë i vështirë me të cilin mund të jetosh dhe punosh dhe Bianca ka qenë shumë e duruar me të.

Thuhet se martesa e Kanye West është në krizë
GC Images

Një ndër arsyet pse martesa e tyre është në një krizë të tillë, sipas burimeve, lidhet me opinionet e miqve të Bianca-s për lidhjen e saj. Burimi theksoi se reperi është shumë më i lumtur dhe i përqendruar kur ka të shoqen pranë, por gjithsesi, miqtë e Bianca-s nuk janë të lumtur për ta.

West, 46 vjeç, për momentin është në një resort super luksoz në Arabinë Saudite, duke punuar për të publikuar një këngë të re dhe nuk është aq i shqetësuar për statusin e martesës së tij. Nga ana tjetër, Bianca mund të shkojë me të, por burimi anonim tha se familja dhe miqtë e saj nuk duan që ajo të bëjë diçka të tillë.

Thuhet se martesa e Kanye West është në krizë

Në fillim të muajit, reperi shkoi në Lindjen e Mesme, ndërsa Censori, takoi miqtë e saj në Australi.

Një burim për Daily Mail tha se miqtë e kanë paralajmëruar 28-vjeçaren, duke i bërë thirrje që të zgjohet. “Ajo po nis të shohë përmes tymit të martesës së saj dhe është në dijeni të metodave kontrolluese të Kanye-t”, theksoi personi anonim.

Artikuj të sugjeruar: