
Ka kaluar pothuajse një vit që kur Kim u bë bionde, pë t’u përshtatur me fustanin e Marilyn Monroe dhe për të ngjallur mijëra kritika. Më pas, ajo u bë brune dhe të gjithë menduan se kaq ishte; Kim ishte në habitatin e saj.

Por jo! Ylli 43-vjeçar u shfaq me flokët në ngjyrë karamel dhe përcaktoi trendin e ri.

E ftuar në tapetin e kuq të GQ Men of the Year, Kim u duk mahnitëse, e veshur me një fustan të gjatë kaf, me shpinë të zbuluar, si dhe na tregoi modelin dhe ngjyrën e re të flokëve.

Flokë të gjatë, në ngjyrë karameli, me rrënjë pak më të errët, të cilët vënë në dukje sytë e saj kaf. Kim gjithashtu bëri një makeup “latte” dhe u kujdes që edhe thonjtë të ishin në të njëjtin “vibe”.
Në një ngjyrë të ngjashme i ka lyer flokët edhe Rihanna dhe po, mund ta themi: Harro gjithçka tjetër dhe konsidero këtë ngjyrë.
Artikuj të sugjeruar: