Thonjtë

Sofia Richie konfirmon ngjyrën çokollatë për thonjtë si më të bukurën e sezonit

Shkruar nga Anabel

19 Nëntor 2023

Sofia Richie konfirmon ngjyrën çokollatë për thonjtë

Manikyristët thonë se ky nuk është sezoni i nuancave të qeta apo nude, por të thella dhe praktike. Por, çfarë është atëherë kjo ngjyrë që duhet për thonjtë? Sofia Richie Grange “përqafoi” nuancën e çokollatës së thellë, teksa u shfaq gjatë një aktiviteti artistik pak ditë më parë dhe sytë e të gjithëve mbetën aty.

Thonjtë çokollatë të Sofia Richie-s janë në modë dhe super të preferuar për vjeshtën dhe muajt e ftohtë të dimrit.

Sofia Richie konfirmon ngjyrën çokollatë për thonjtë

Nuanca e kafesë në çokollatë nuk është domosdoshmërisht zgjedhja më absolute, por ajo mbetet një nga më të këndshmet dhe që rri mirë në të gjitha ngjyrat e lëkurës. Adhurueset e tjera të famshme të së njëjtës ngjyrë, janë Kendall Jenner dhe Lily James.
Për të rikrijuar të njëjtën nuancë në kushtet e shtëpisë, kërkoni në familjen e latte-s deri në kafenë e thellë.

Lule, xixa apo element të tjerë që mund të aplikohen i bëjnë thonjtë edhe më të bukur.

Burimi: Vogue