Adele konfirmoi zërat se është martuar me partnerin, Rich Paul, thotë një burim për DeuxMoi. Ndërsa ishte në një shfaqje stand – up të humoristit Alan Carr dhe atje Adele tha se ishte martuar.
“Isha në shfaqjen e Alan Carr në Los Angeles dje dhe Adele ishte në publik. Alan pyeti nëse dikush nga salla është martuar rishtazi dhe Adele bërtiti duke thënë: “Unë”.
Një tjetër person aprovoi deklaratën e burimit anonim.
Muajin e kaluar, Adele ndezi thashethemet se është martuar me partnerin e saj, pasi publikoi disa foto me një unazë të madhe diamanti, të vendosur në gishtin e katërt.
View this post on Instagram
Më 16 shtator, këngëtarja e quajti veten “gruaja e Paul” dhe njerëzit aluduan se ajo ka kurorëzuar lidhjen e saj. Më pas, 2 ditë më vonë ajo e quajti Paul “bashkëshorti im”, gjatë performancës në Las Vegas.
Një vajzë në publik “i propozoi” këngëtares dhe ajo i ktheu përgjigje duke i thënë: “Nuk mund të martohemi. Jam heteroseksuale, e dashur dhe bashkëshorti im është këtu sonte”. Vajza këmbënguli dhe Adele shtoi: Jo, s’dua ta tentoj. Jam me Rich. Je e çmendur, më lër të qetë”, tha Adele duke qeshur.
Artikuj të sugjeruar:
- Momenti viral dhe emocionues: Adele ndërpret koncertin kur sheh mjekun me të cilin lindi djalin
- Adele flet për varësinë nga alkooli dhe e quan veten ‘borderline alcoholic’
- Nëse doni një version argëtues për thonjtë, frymëzohuni nga Adele
- Pse njerëzit mendojnë se Adele është martuar?
- Adele flet për mëmësinë dhe tregon listën e emrave për bebe