Duket se Sofia Richie ka katapultuar në krye të kombinimeve këtë stil veshjeje: pantallona xhins dhe një xhaketë sportive tweed (pëlhurë e butë me thurje). Në pamje të parë, kjo veshje mishëron sekretin e stilit të përjetshëm që zotërohet nga gocat franceze.
Joshja nga xhaketat tweed është një elegancë e pamohueshme që vjen sa nga pasarelat e modës te gocat e famshme. Nëse doni që të transformoni stilin e përditshëm nga ai i thjeshtë, në një version më të sofistikuar, mos e mendoni dy herë që të zgjidhni një xhaketë të ngjashme dhe një palë xhinse lisho ose me motive.
Në fotot e fundit, Sofia shfaqet e veshur me një xhaketë të qëndisur me ngjyra dhe temina në pjesën e parme, por që e kombinuar edhe me xhinset, i gjithë stili duket një ndërthurje mes sharmit elegant francez dhe trendit sportiv për look-un super cool të momentit.
Burimi: Hello Magazine