Celebrity

Rita Ora sapo çoi veshjen print leopard në një tjetër nivel

Shkruar nga Anabel

21 Nëntor 2023

Rita Ora sapo çoi veshjen print leopard në një tjetër

Artistja u shfaq në mbrëmjen speciale të show-t "I'm a celebrity" në Mbretërinë e Bashkuar, por më shumë se protagonizmi i Rita Orës, sytë e të gjithëve mbetën te veshja e saj.

Rita Ora sapo çoi veshjen print leopard në një tjetër

Një jumpsuit me motive leopard tregoi edhe njëherë lidhjen e këngëtares me modën dhe dëshirën për ta kapërcyer stilin klasik në një version më ekstravagant dhe modern.
Veshja e saj mbante firmën e dizajnerit Fausto Puglisi të Roberto Cavalli-t, i cili ka treguar se ka një lidhje të fortë me muzikën, madje kjo e fundit është një shtysë e fortë në karrierën e tij si stilist.

Rita Ora sapo çoi veshjen print leopard në një tjetër

Jumpsuit-i që binte në sy ishte një krijim nga koleksioni Roberto Cavalli Vjeshtë/Dimër 2023. "Gjithçka filloi me muzikën," tha stilisti në një intervistë për Lux Mag. "Mbështetësit e mi më të mëdhenj kanë qenë gjithmonë yjet e muzikës dhe unë do të vazhdoj t'i mbështes ata. Marka përfaqëson një lidhje të vazhdueshme me artin dhe muzikën në veçanti dhe mua e gjithë kjo më vjen kaq natyrshëm,” shtoi ai.

Rita Ora veshi jumpsuit-in duke “përqafuar” një gamë ngjyrash toke të ngrohta, por të frymëzuara nga rëra e shkretëtirës. Admiruesit e modës dhe tendencave e quajnë zgjedhjen e këngëtares një qasje të egër ndaj aventurave të reja artistike, por Rita është shprehur gjithnjë se është një shpirt i lirë dhe veshja është një mënyrë për ta shprehur këtë!