Marredhenie

Kur marrëdhënia bëhet monotone: Si të rindezësh shkëndijat në lidhjen tënde

Shkruar nga Anabel

22 Nëntor 2023

Kur marrëdhënia bëhet monotone: Si të rindezësh

Një e vërtetë e dhimbshme dhe universale: Lidhja në një moment bëhet monotone dhe e mërzitshme dhe në këtë pikë, shumë çifte ndahen. Megjithatë, nëse dëshira është e dyanëshme dhe ti dhe partneri doni që të ringjallni flakën e vjetër, ky artikull të ndihmon.

Ç’të bësh për të rindezur shkëndijat në lidhjen tënde?

Rikthe besimin dhe sigurinë në lidhje

Kjo të ndihmon që ta perceptosh partnerin/en si dikë të dashur dhe të shtrenjtë në jetën tënde. Dashuria është shumë e rëndësishme, por le të mos harrojmë që nuk do të zgjaste për shumë kohë pa sigurinë dhe besimin që të jep personi tjetër.

Bëj diçka që të lehtësosh jetën e partnerit/es

“Të biesh sërish në dashuri nuk lidhet thjesht me ndjesitë, por edhe me veprimet”, shprehet Andreë Cuthbert, psikolog dhe terapist. Është e rëndësishme që të kujdesesh për personin tjetër, duke bërë veprime që lehtësojnë jetën e personit tjetër. Duke nisur që nga hedhja e mbeturinave, deri te gatimi i një vakti të shëndetshëm, të gjitha mënyrat që e bëjnë jetën e personit tjetër më të thjeshtë, janë të mirëpritura.

Mos neglizho pasionin

Kur marrëdhënia pëson një krizë, pasioni preket dhe zbehet, ndaj është tejet e rëndësishme që në lidhje, t’i kushtosh vëmendje marrëdhënies seksuale dhe pasionit në përgjithësi. Mendo për një mbrëmje romantike dhe ndez situatën. ;)

Kalo kohë me personin tjetër

Që të rindezësh shkëndijat, duhet të kalosh kohë me personin tjetër, të ndiqni rutinën, të bëni sa më shumë gjëra bashkë dhe të krijoni kujtime. Kjo e ndihmon marrëdhënien të rikuperohet dhe do të biesh sërish në dashuri me personin tjetër.

Përmbush dëshirat e partnerit dhe anasjelltas
 
Ndonjëherë mund të ndihesh e shkëputur nga personi tjetër, por mos harro që duhet të përmbushni dëshirat dhe nevojat e njëri-tjetrit, pasi tregoni që sido që të shkojë situata, sërish kujdeseni për lidhjen tuaj.
 
Fol dhe dëgjo partnerin
 
Komunikimi është çelësi dhe ky s’është aspak një sekret. Shpreh ndjesitë dhe mendimet, por edhe dëgjo në mënyrë aktive partnerin/en, në mënyrë që ta kuptoni më mirë njëri-tjetrin.

Detajet e vogla kanë rëndësi

Detajet e vogla kanë shumë rëndësi dhe ti dhe partneri/ja e dini shumë mirë. Mendo dhe reflekte: A po i sheh me vëmendje detajet e vogla? A po i kushton rëndësinë e duhur gjërave të cilat mund t’i rregullojnë ditën personit tjetër? Nëse jo, atëherë, të këshillojmë të ndryshosh sjellje.

Planifiko takime me personin tjetër

Një mëngjes, brunch apo darkë bashkë është gjithnjë një ide e mirë. Madje, edhe një arratisje romantike e rindez zjarrin e marrëdhënies dhe pasionit në lidhje. Mos e mendo më gjatë, planifiko një takim romantik me partnerin/en.

Artikuj të sugjeruar: