Bota duket se është e magjepsur me të gjitha gjërat e mëdha. Xhinse oversize, pallto me shpatulla të mëdha, pra kryefjala e stilit ndryshe përkthehet në: “sa më shumë, aq më mirë”! Siluetat e ekzagjeruara gjithnjë “ndezin” diskutimet, sepse janë më komode për t’u veshur në krahasim me veshjet e ngushta që nuk janë të “prera” për çdo trup!
Por, pamja e fundit e Jennifer Lopez i ka bërë shumë njerëz të pyesin veten: vallë i kanë mbaruar pantallonat e tjera në gardërobë?
Pamja e saj: Një pulovër gri, e veshur sipër një këmishe të bardhë si edhe pantallona po gri.
Mbetemi te pantallonat e zgjedhura prej saj, që ndoshta nuk janë versioni i duhur për Jennifer-in, pasi ajo ka këmbë të holla dhe të tonifikuara.
Artistja e kompletoi look-un me një palë atlete të bardha, një çantë të zezë, syze me skelet të trashë dhe vathë të mëdhenj floriri.
Një veshje që mund të jetë gjithçka, veçse jo një stil që i afrohet magjisë së J.Lo. Por, ajo duket rehat dhe kjo ka rëndësi.
Burimi: Instyle