High Tech

Kjo modele fiton €10,000 në muaj dhe as nuk ekziston

Shkruar nga Anabel

23 Nëntor 2023

Kjo modele fiton €10,000 në muaj dhe as nuk ekziston

Aitana, një “grua” 25-vjeçare me flokë rozë nga Barcelona, merr mesazhe private nga të famshëm që i kërkojnë të dalë dhe bashkëpunon me marka të ndryshme. Por kjo modele nuk është e vërtetë, ajo u krijua duke përdorur inteligjencën artificiale.

Verën e kaluar, Rubén Cruz, projektuesi i saj dhe themeluesi i agjencisë The Clueless, po kalonte një problem të vështirë sepse nuk kishte shumë klientë. Ai vuri re se shumë projekte ishin në pritje ose anuloheshin për shkak të problemeve që lidheshin kryesisht me influencuesit ose me modelet.

Kjo modele fiton €10,000 në muaj dhe as nuk ekziston

Kështu ata vendosën të krijonin influencuesen e tyre për ta përdorur për markat që bashkëpunonin. Ata krijuan Aitana-n, e cila mund të fitojë deri në 10,000 euro në muaj; mesatarja është rreth 3,000 euro.

Ajo fiton pak më shumë se 1,000 euro për reklamë dhe së fundmi është bërë imazhi i një kompanie suplementesh sportive dhe sikur të mos mjaftonte kjo, poston foto me të brendshme në Fanvue, një platformë e ngjashme me OnlyFans. Aitana numëron më shumë se 120 mijë ndjekës në Instagram.

Kjo modele fiton €10,000 në muaj dhe as nuk ekziston

“Një ditë, një aktor i njohur latino-amerikan i dërgoi mesazhe që të dilnin bashkë. Ky aktor ka rreth 5 milionë ndjekës dhe disa nga ekipi ynë e kanë parë serialin e tij televiziv kur ishin fëmijë," thotë Cruz për Euronews. “Ai nuk e kishte idenë se Aitana nuk ekzistonte.”

Çdo javë, ekipi i agjencisë vendos se çfarë do të bëjë çfarë gjatë javës, cilat vende do të vizitojë dhe cilat foto do të ngarkohen për ndjekësit.

Kjo modele fiton €10,000 në muaj dhe as nuk ekziston

Nisma e tyre është shoqëruar edhe me kritika, kryesisht për seksualizimin e figurave të tilla. "Nëse nuk e ndjekim këtë estetikë, markat nuk do të jenë të interesuara. Për të ndryshuar këtë sistem, duhet të ndryshoni vizionin e markave. Bota në përgjithësi është seksualizuar,” tha Cruz.