Edhe ata njerëz që nuk janë të fiksuar me horoskopin, me siguri që janë kuriozë dhe kanë lexuar për karakteristikat e shenjave. Linda Goodman, astrologia më e shitur sipas New York Times, ka bërë një përshkrim të detajuar të karakteristikave të çdo shenje të zodiakut.
Shigjetarët janë zakonisht të papërtuar. Ata e urrejnë të qëndrojnë thjesht ulur, por edhe të qëndrojnë kot në këmbë. Shigjetari ka një fizik të spikatur, qoftë edhe duke u nisur nga besimi i dukshëm dhe shpërfillja e sjelljeve të duhura. Ai ecën sikur gjithmon është duke shkuar “diku”. Nuk ka ndalesa apo hezitime për të.
Kur takoni për herë të parë një Shigjetar, ai ose do jetë duke shëtitur qenin e tij ose duke kalëruar kalin. Kafshët janë pasioni i tij më i madh. Shigjetarët që kanë shqetësime te planeti i kafshëve, mund të kenë një frikë patologjike nga kafshët, por kjo nuk ndodh shpesh. Zakonisht, njerëzit e lindur nën ndikimin e Jupiterit nuk kanë frikë nga asgjë. Shigjetari tipik tërhiqet nga rreziku - në sport, në punë apo në hobet e tij. Një element rreziku i emocionon dhe i sfidon harkëtarët. Ata e duan shumë shpejtësinë. Makinat e shpejta, madje edhe aeroplanët i tërheqin ata si me magnet. Personi mesatar i Jupiterit i gëzohet më shumë së çdo gjëje tjetër arratisjes, qoftë fizike, qoftë emocionale. Kjo gjë i gjallëron ata.
Çfarë është në mendjen dhe zemrën e Shigjetarit është pothuajse menjëherë në buzët e tij. Ai është po aq i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë si një fëmijë gjashtëvjeçar. Ju mund ta merrni këshillën e vjetër, "Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një fëmijë", dhe ta ndërroni me "Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një Shigjetar".
Shumë pak njerëz nuk mund ta durojnë Shigjetarin për një kohë të gjatë, pasi qëllimet e tij janë kaq dukshëm të padëmshme. Ju do ta shihni këtë idealist të dashur, të pëlqyeshëm, inteligjent, pothuajse kudo dhe në çdo kohë. Mund të jetë ai prezantuesi në ekranin tuaj çdo të diel mbrëma, duke hedhur shigjeta të pakujdesshme dhe duke i lënë të ftuarit në studio pa fjalë nga sinqeriteti i tij.
Shumica e Shigjetarve, përpiqen me të vërtetë t’ju ngrenë humorin. Të paktën, kjo është ajo që ata fillojnë të bëjnë, por ndonjëherë nuk e arrijnë dot, madje mund të shkaktojnë të kundërtën.
Kjo është një shenjë zjarri, kështu që shumica e Shigjetarëve janë të hapur dhe fjalëshumë. Ka disa që janë shumë të turpshëm dhe të ndrojtur, por edhe këta janë plot me ide origjinale. Në fakt, Shigjetarët e qetë janë ata që mund të ëndërrojnë ëndrrat më të mëdha dhe të synojnë drejt qëllimeve më të larta. Tip i mbyllur apo i hapur, Shigjetari është një nxitës brenda zemrës së tij.
Shumicën e kohës Shigjetari tipik është i lumtur dhe i shoqërueshëm, por durimi i tij mund të shpërthejë si një raketë në qiell, nëse ai nxitet nga njerëz, të cilët abuzojnë me sjelljen e tij miqësore të lindur ose krijojnë shum afrimitet me të. Rebelimi kundër autoritetit dhe gjërave të shoqërisë është gjithashtu diçka e zakonshme. Shigjetari kurrë nuk do të largohet nga një grindje apo të kërkojë ndihmë.
Njerëzit e udhëhequr nga Jupiteri nuk mund të durojnë të akuzohen për pandershmëri. Një akuzë e padrejtë apo një shpifje kundër integritetit të tyre do të bëjnë që indinjata të arrijë kulmin, por pas një shfaqjeje të zjarrtë të temperamentit të tyre, Shigjetari tipik do të ndiejë keqardhje dhe do të përpiqet të justifikohet.
Shumë Shigjetarë kërkojnë skenën dhe askush nuk është i lumtur sa ai, kur shikon një audiencë të ngazëllyer. Ai do të këndojë vetë me zë të ngjirur ose të vallëzojë pa këpucë, vetëm për kënaqësinë e performancës. Biznesi i spektakleve është i mbushur plot me Shigjetarë.
Ju gjithmonë do të vëreni diçka prej fëmije tek natyra optimiste, naive, guximtare e Shigjetarit. Ai refuzon të pranojë seriozitetin e jetës, edhe pse disa prej tyre e menaxhojnë me përgjegjësi dhe ndërgjegje të admirueshme në vitet e mëvonshme. Megjithatë, ata asnjëherë nuk janë me të vërtetë të lumtur, kur ndihen të ngarkuar nga përgjegjësitë e jetës. Natyra rebele e Jupiterit ngre krye ndaj izolimit dhe shumë izolim mund të sjellë edhe sëmundje serioze. Pleqëria nuk është pothuajse kurrë një problem.
Çdo Shigjetar është pak “kumarxhi” brenda tij, përveç rasteve kur në grafikun e tij te lindjes ka një ndikim konservator dhe të kujdesshëm. Shumë pak prej tyre mund të rezistojnë pa hedhur disa kartmonedha në tavolinën jeshile. Në varësi të vendndodhjes së planeteve në lindje, një Shigjetar mund të rrezikojë të vërë në lojë një pasuri të tërë, ose paratë e qerasë së shtëpisë, për kalin e preferuar që po garon në pistën e garave.
Përsa i përket sektorit të dashurisë, si Shigjetari i turpshëm, ashtu edhe ai i fortë, e kërkojnë dashurinë në çdo kohë. Shigjetarët zhyten në romancën e dashurisë me sy mbyllur, por ata kthjellohen menjëherë sapo përmendet martesa. Ata mendojnë sërish për atë që po bëjnë, pastaj vazhdojnë përpara dhe ndonëse bëjnë analiza të kujdesshme, sërish mund të bien në gabim. Edhe pse Shigjetari është i ngrohtë dhe i mrekullueshëm në marrëdhëniet e dashurisë, ai është pak i ndërlikuar për t'u kapur. Simbolikisht ai është “gjysmë njeri dhe gjysmë kalë“, gjë që padyshim i jep atij mundësinë për të udhëhequr çdo lloj ndjekjeje, gjithmonë nëse ai nuk pengohet me këmbët e veta.
Ndër tiparet më të pakëndshme të disa Shigjetarëve, mund të përmendim tendencën e një temperamenti të dhunshëm, dashurinë për ushqimin apo pijen më shumë seç duhet, që mund të çoj drejt obezitetit apo alkoolizmit, sarkazmën djegëse që vjen nga një mendje brilante, apo sjelljen e çuditshme dhe pamundësinë për të mbajtur një sekret. Por asnjë nga kto tipare nuk janë defekte të përhershme. Ato mund të çrrënjosen lehtësisht me vendosmërinë e Shigjetarit.
Për Shigjetarin, jeta është një cirk dhe ai është kllouni, që hidhet dhe bën kollotumba i veshur në një kostum me ngjyra. Fytyra e tij është e lyer me ngjyra të ndritshme dhe sytë e tij ndriçojnë nga kurioziteti dhe argëtimi. Nuk ka rëndësi nëse ai është tip i tërhequr apo guximtar, natyra e vërtetë e këtij idealist bujar është aq e gëzueshme sa festa e Krishlindjeve. Me trimëri ai ngul një trëndafil mbi zemrën e tij të madhe dhe e drejton harkun drejt qiellit. Ndërsa merr shenjë drejt, ai e lëshon shigjetën më lart sesa syri i njeriut mund t shoh - në vendin ku lindin të gjitha ëndrrat.
- Publikuar për herë të parë në vitin 2014, Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.