Luizi dhe Kiara konfirmuan dje se do të bëhen prindër të një vajze, përmes këngës “Frymë”, në të cilën mund të shihni barkun e rrumbullakosur të Kiarës, momentet e bukura të çiftit, si dhe pamje nga festa e zbulimit të bebit.
Lajmi, sigurisht, bëri bujë dhe shumë njerëz, me të cilët Luizi dhe Kiara kanë pasur ndonjë përplasje, e lanë pas mërinë për ta uruar çiftin.
E nisim me Arbana Osmanin, me të cilën Luizi ka konfirmuar se ka një krisje raportesh. Pavarësisht se ç’ka ndodhur, Arbana (e cila disa kohë më parë bëri një postim që u aludua se ishte për Luizin), komentoi në postim duke shkruar: “Urime dhe vetëm bekime”.
Më pas, edhe Ronaldo, i cili disa herë është përplasur me çiftin (artikullin mund ta gjeni në këtë link), moderatori shkroi: “Urime! Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shënder e dashuri! Është kaq bukur kur sheh se si një histori dashurie finalizohet me bekim! Na emocionuat me këtë video”.
Edhe Efi, uroi publikisht çiftin, duke komentuar: “Shumë urime”, me një emoji me zemra.
Por, edhe një hatërmbetje doli sërish në dritë. Një postim i Zhaklin Lekatari, opinioniste në edicionin e kaluar të “Big Brother VIP Albania” u aludua si një kunjë për faktin që Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtë”, shkroi Zhaklina.
Çifti nuk reagoi për postimin e saj, por mikesha e Kiarës, Liesa Haxhiasllani, në një postim në Instastory shkroi: “Ka një vend special në ferr për të gjithë ata që komentojnë negativisht për një vajzë/grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël”.
Megjithatë, duhet theksuar se postimi i Zhaklinës ndoshta nuk ka qenë një thumb për Luizin dhe Kiarën, pavarësisht se momenti i publikimit përkoi me lajmin e ëmbël nga çifti.