Celebrity

North West kritikon Kim Kardashian për këtë veshje

Shkruar nga Anabel

23 Nëntor 2023

North West kritikon Kim Kardashian për këtë veshje

North West duket se nuk ka qenë fansja më e madhe e veshjes së të ëmës në eventin e fundit të Met Gala.

Në këtë sezon të “The Kardashians”, North u shpreh me rezerva për fustanin me perla që Kim kishte zgjedhur për këtë aktivitet.
 
Kur North e pa përmes FaceTime për herë të parë fustanin, 9-vjeçarja në ato kohë u shpreh se i pëlqente shumë zgjedhja. Kjo ishte hera e parë që North tha: "Oh wow, kjo është kaq e bukur!"
 
Por, vogëlushja në fund mendoi se stilisti mund të kishte bërë edhe më mirë dhe nuk u kursye që mendimin ta thoshte publikisht. "Më pëlqejnë perlat," tha North. "Por, Kim duket si një vajzë nga Hawai me fustanin e saj të grisur," shtoi North.

North West kritikon Kim Kardashian për këtë veshje

Sipas stilistit, fundi dhe pjesa e sipërme e fustanit ishin bërë nga 50 mijë perla dhe mbi 16 mijë kristale. North tha se kishte “shumë boshllëqe te perlat” në veshje dhe se diamantet e kishin shkatërruar në tërësi veshjen.

Për realizimin e këtij fustan u deshën një duzinë artizanësh dhe mbi një mijë orë punë, pasi çdo fije perlash ka qenë e lidhur dhe e mbështjellë në trupin e Kardashian.

Kim iu përgjigj së bijës për t’u mbrojtur:
“Jo, jo, mendoj se e ke gabim këtu”, tha ajo. "Këto janë perla shumë të shtrenjta, të vërteta. Mendoj se ke nevojë për një mësim mbi perlat,” shtoi Kim Kardashian.
 
Me sa duket, Kim e ka kritiken më të madhe të stilit brenda familjes së saj! North, qartazi është vajza e Kanye West!

Burimi: Today