Sean "Diddy" Combs është paditur nga një tjetër grua, e cila pretendon se manjati i muzikës e drogoi, e sulmoi seksualisht dhe e regjistroi sulmin pa dijeninë e saj kur ajo ishte studente. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1991.
Kjo është padia e dytë në javën e fundit e ngritur kundër Diddy-t. Joie Dickerson-Neal pretendon se më 3 janar 1991, Diddy abuzoi seksualisht me të. Padia pretendon se ai e drogoi qëllimisht duke e lënë të paaftë për të qëndruar në këmbë ose për të ecur. Reperi dyshohet se e çoi në një vend kur po qëndronte për ta sulmuar seksualisht, sipas dosjes.
Padia thotë se Joie ndihej “e poshtëruar dhe e lënduar, megjithatë ajo nuk mundi t’i shpëtonte sulmit” dhe për shkak se se ishte droguar, ajo tha se “i mungonte aftësia fizike ose aftësia mendore për të ndaluar Combs”. Gjithashtu pretendohet se ajo është viktimë e "pornografisë hakmarrëse" dhe Combs akuzohet se ka regjistruar sulmin seksual.
Jeta e saj u shkatërrua pas atij takimi me Combs, thuhet në padi. Ajo u shtrua më vonë në spital për depresion të rëndë dhe ide vetëvrasëse dhe përfundimisht u largua nga kolegji.

Joie Dickerson-Neal dhe Combs kishin miq dhe të njohur të përbashkët dhe ajo ishte shfaqur me Combs në disa klipe të një videoje muzikore, thuhet në padi. Ajo nuk e raportoi sulmin në polici sepse ishte konfuze, kishte dhimbje dhe ndihej e turpëruar, shkruhet në dosje.
Më vonë, pretendohet se ajo ka raportuar në polici, por nuk është e qartë se në çfarë juridiksionesh i dorëzoi raportet, kur i paraqiti ato apo çfarë ndodhi pas bisedave me autoritetet. Departamenti i Policisë në New York nuk konfirmoi nëse ajo ka raportuar më parë në polici, por u shpreh se “i merr jashtëzakonisht seriozisht rastet e sulmeve seksuale dhe përdhunimeve”.
Avokatët e Diddy-t i kanë mohuar akuzat.
Pak ditë më parë, Casandra Ventura (e njohur si Cassie), e cila ishte në lidhje me Diddy-n për më shumë se një dekadë, e akuzoi për përdhunim dhe abuzim.