Celebrity

North West është prova që nuk duhet të thoni gjithçka në sy të fëmijëve

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2023

North West është prova që nuk duhet të thoni gjithçka

North, e bija e Kim Kardashian dhe Kanye West vazhdon të bëjë botën lëmsh. Në episodin e ri të “The Kardashians”, North vlerësoi veshjet e disa nga njerëzve të famshëm në Met Gala dhe i tregoi Kendall se Kim s’e kishte pëlqyer veshjen e saj dhe se i kishte bërë një kompliment sa për të kaluar radhën.
 
“Kim po më thoshte gjatë gjithë natës: “Jo, jo, është fantastike, dukesh yll. Më pëlqen shumë, e adhuroj”, tha Kendall referuar veshjes së saj. “Më pas, North dhe Penelope (vajza e Kourtney dhe Scott) ishin në dhomën time dhe pyeta: “Oh, goca, cila ishte pjesa e preferuar e mbrëmjes?”. Modelja tha se mbesat thanë se veshja e saj ishte e preferuara e tyre.
 
Kështu, Kendall i tha North që edhe Kim e pëlqeu veshjen e saj, por North, e cila ka ardhur në këtë botë për të testuar durimin e së ëmës, i tha se Kim e kishte gënjyer. “Ajo po gënjente, se më tha mua që s’i pëlqeu veshja jote”.

“U surprizova”, tha Kendall, duke shtuar: “Gjithsesi, isha e preferuara e North dhe Penelope dhe kaq ka rëndësi. Fëmijët gjithnjë e dinë (të vërtetën)”.

North West është prova që nuk duhet të thoni gjithçka
Getty


Sigurisht, Kim ngeli pa fjalë…Më pas, kur mori veten, i tha North: “Duhet të kesh pak besnikëri. Kur mami thotë gjëra të këqija për njerëzit, s’mund t’ua thuash atyre. Pse i the teze Kendall që s’e pëlqeve veshjen e saj?”, duke sqaruar se thjesht pëlqeu opsionin tjetër që Kendall kishte, në të cilën ishte e gjitha e veshur me të bardha.
 
Pra, mësoni nga Kim! Mos shani të tjerët në sy të fëmijëve!

Artikuj të sugjeruar: