Zef Deda, Mjeshtri i Madh i humorit, i konsideruar shpesh si “Charlie Chaplin shqiptar”, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Sipas Klan.al, ai vuante prej pak kohësh nga një sëmundje e rëndë.
View this post on Instagram
I biri i tij, Julian Deda ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku njofton lajmin e hidhur. Deda ka ndërruar jetë në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër, duke lënë pas mijëra të qeshura dhe komedi fantastike.
I lindur në Shkodër më 27 korrik 1950, Zef Deda i ka dhënë shumë humorit shqiptar. Prej më shumë se 40 vitesh punoi në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Ai njihet për rolet e tij në “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, “Charlie Chaplin”, “Kushëriri nga Amerika”, "Vëllai nga babai"dhe "Kollovari", si dhe shumë skeçe që e bënë një aktor mjaft të dashur për shqiptarët.
Humoristi është vlerësuar me çmimet “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, si dhe “Naim Frashëri”.