Anne Hathaway nuk është shquar ndonjëherë për ndryshime drastike në pamjen e jashtme. Ajo mbetet aktorja e preferuar me flokët e përjetshëm brunë.
Nëse disa herë ka eksperimentuar me gjatësinë, një prej tyre në filmin “Les Misérables” për t’ju përshtatur rolit dhe le ta pranojmë që dukej mahnitëse, ndryshimet me ngjyrën e flokëve kanë qenë shumë të rralla.
View this post on Instagram
Por, ja ku vjen një ndryshim 100% i ri në pamjen e aktores, e cila shfaqet në filmin thriller psikologjik “Eileen”, ku luan rolin e një psikologeje burgu. U magjepsët edhe ju me pamjen e re të aktores? Mendojmë që po!
Flokë të shkurtër, biondë, voluminoz dhe me onde, kjo është një prerje tipike për vitet ’60.
Nuk e dimë nëse ky do të jetë modeli i flokëve të Anne Hathaway për periudhën në vijim, ose është thjesht një paruke, por aktorja duket kaq ndryshe.
Burimi: Elle