Nëse po e mendoni ndryshimin në pamjen tuaj, flokët mund të jenë pjesë e kësaj ideje! Si thoni për flokë të shkurtër Bob? Ne po jua bëjmë më të lehtë zgjedhjen, duke ju prezantuar pesë prerje Bob, sipas formës suaj të fytyrës.
#1 Bob për fytyrat e rrumbullakëta
Fytyrat e rrumbullakëta me mollëza të plota dhe të rrumbullakosura kërkojnë flokë të shkurtër me skaje uniforme dhe jo të pabarabarta.
#2 Bob për fytyra ovale
Gocat me fytyrë ovale mund të provojnë çdo prerje. Theksoni tiparet tuaja me prerje flokësh të shkurtër dhe me onde.
#3 Prerje mesatare për fytyrat katrore
Për fytyrat katrore, një prerje mesatare balancon gjerësinë e fytyrës. Një model Bob klasik ose një prerje deri te supet dhe me onde mund të funksionojnë mjaft mirë.
#4 Fytyrë drejtkëndëshe
Fytyrat drejtkëndëshe janë të ngushta dhe të zgjatura, me ballë të lartë dhe mjekër të theksuar. Harmonizoni formën e fytyrës me modelin e flokëve duke zgjedhur një Bob me vëllim.
#5 Bob për fytyra në formë zemre
Fytyrat në formë zemre me ballë të gjerë, mjekër me majë dhe mollëza të theksuara janë të përshtatshme për modelin Bob, veçanërisht nëse ato janë me onde. Gocat me flokë të gjatë mund të luajnë me vëllimin duke zgjedhur një model Bob të gjatë.
Burimi: Grazia