Sezoni i festave është pranë nesh dhe bashkë me të vijnë edhe shumë blerje dhe vendime që kanë lidhje me modën dhe tendencat. Përveç veshjes, flokët dhe zgjedhja e modelit të duhur janë një angazhim serioz në tërësinë e look-ut tuaj.
#1 Topuz ose bisht i kapur poshtë
Një topuz ose bisht i kapur poshtë është i preferuari i të famshmëve për një arsye: shkon me gjithçka. Minimal dhe shpesh pa ekzagjerime, ky është një stil që funksionon mirë gjatë ditës, por edhe natën.
#2 Flokë gjysmë të kapura dhe një topuz mbrapa kokës
Një stil që i mbështjell flokët topuz në pjesën e pasme të kokës dhe vjen si një zgjedhje ndaj stileve tradicionale. Ky version është i gjithanshëm, i lehtë për t'u krijuar dhe një zgjedhje fantastike kur ndiheni të pasigurt për modelin e flokëve gjatë netëve festive.
#3 Flokë të lagur
Pasi t’i keni tharë flokët, aplikoni xhel në tërësinë e tyre, përdorni sërish tharësen e flokëve dhe jeni gati për të shkëlqyer kudo ku do t’i shijoni festat.
Burimi: Vogue