Taulant Seferi, ishte i ftuar në “Më lër të flas”, ku foli për të dashurën, me të cilën ka 4 vite i lidhur (po e mbajmë dhe një zemërthyerje tjetër).
Taulanti, me buzëqeshjen e stampuar në fytyrë, tregoi se është në një marrëdhënie romantike me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër.
“Unë e kam një të dashur që jeton në Zvicër. Ka 4 vite që jemi bashkë”, tha Taulanti, duke shtuar se i ka parë të gjitha meme-t që janë bërë nëpër TikTok e Instagram (ndihemi pak fajtore). “Ajo bëhet xheloze, por e kaloj me sportivitet”, tha Taulanti, duke treguar se i ka dhënë siguri, por edhe se "ia bën rrafsh".
Madje, tha edhe se vjehrra e do shumë dhe domosdo, duket si ëndrra e çdo vjehrre.
Gjithsesi, ai i falenderon shumë vajzat për mbështjetjen, por është i lumtur.
Sa i përket fejesës apo martesës, nuk ka ende plane, por në të ardhmen e afërt, do të kemi diçka të re nga jeta private e Taulantit.
Gati një muaj më parë, Taulanti, si çun romantik, e uroi të dashurën në Instagram, duke shkruar:
“Gëzuar ditëlindjen, njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë,” shkruan ai në një foto ku duken vetëm këmbët e çiftit.
Burime për Iconstyle.al bëjnë me dije se partnerja e Seferit quhet Arjeta. Ajo e uroi duke thënë “shumë krenare për ty dashuria ime”, kur Seferi shënoi dy gola në ndeshjen Shqipëri-Çeki.