
Kur vjen puna te stili i përditshëm, të gjithë i kthejmë sytë nga vajzat franceze, të cilat duken yje pa u munduar shumë. Një prej kombinimeve që ta zë syri shpesh nëpër rrugët e Francës janë pantallonat e gjera me pulovra dhe xhaketa dhe për këtë, vajzat franceze kanë 6 rregulla, të cilat bën mirë t’i fiksosh.
Pantallonat e gjera s’janë vetëm për veshje klasike

Mos i ruaj në dollap për momentin e “përshtatshëm”. Momenti për të cilin po mendon, ndodh çdo ditë.
Kombinimi bardhë e zi është gjithnjë në modë

Një kombinim që s’të lë kurrë në baltë
E gjithë veshja mund të jetë oversize

Po, që nga pantallonat, pulovra dhe deri te palltoja, gjithçka mund të jetë oversize dhe ti të dukesh nam.
Kombinoji me një triko të shkurtër

Na beso! Do dukesh sikur ke dalë nga pasarelat.
Zëvendësojnë xhinset

Kombinoji në mënyrë casual, apo pak më chic për në darkë.
Luaj me ngjyrat

Eksperimento me tonet dhe merr pafund komplimente.
Artikuj të sugjeruar: