
Jennifer Lopez po tregon historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin, Ben Affleck, në albumin “This Is Me…Now” dhe një filmi, të cilin e ka shkruar së bashku me Ben, duke na e treguar në dy fronte: përmes muzikës dhe kinemasë.
Lopez ka publikuar trailer-in e filmit në të cilin shfaqet një letër, ku shkruhet: “Në fëmijëri, kur dikush më pyeste se ç’doja të bëja kur të rritesha, përgjigjja ime ishte gjithnjë…të dashuroj”.
Në letër është shkruar data 24 dhjetor 2002 dhe është një rikujtim i muajve të parë të lidhjes së këngëtares dhe aktores me Affleck.
View this post on Instagram
“Jeta është e vështirë, por ti je e ëmbël. Faleminderit për dhuratën. Shpresoj të të pëlqejnë lulet. Ti më the që nuk mjaftohesh kurrë dhe unë të besoj”, shkruhet në shënimin e firmosur me një “B”, nistoren e bashkëshortit të J.Lo.
Filmi dhe albumi “This Is Me…Now” do të publikohet më 16 shkurt 2024 dhe një muaj më parë, më 10 janar, do të publikohet dhe kënga e parë, “Can’t Get Enough”.

Filmi rrëfen të vërtetën e çiftit pas gjithë thashethemeve që kanë qarkulluar prej vitesh rreth jetës private të J.Lo. Filmi ka si regjisor Dave Mayers dhe është bashkëshkruar nga Lopez, Affleck dhe Matt Walton.
Filmi do të jetë intim, reflektues, seksi, argëtues, fantastic dhe në të do të tregohet narrative sipas Jennifer, e cila shkroi në videon e publikuar në Instagram: “Kjo eksperiencë muzikore është një manifestim përmes muzikës, filmit, realitetit të një rrugëtimi jetësor në kërkim të së vërtetës mbi dashurinë”.
View this post on Instagram
J.Lo ka folur edhe më parë për këtë album në një intervistë për “Vogue” dhe ka treguar pak nga kjo prurje e re: “Ky album është gjëja më e sinqertë që kam bërë, kulmi i asaj që jam si person dhe si artiste. Njerëzit mendojnë se dinë se çfarë më ka ndodhur gjatë rrugëtimit tim, por në të vërtetë, ata as nuk e kanë idenë dhe shumë herë e kanë kaq gabim. Ekziston një pjesë që e kam mbajtur të fshehur nga të gjithë. Edhe nga vetja”, u shpreh këngëtarja asokohe.

“This Is Me…Now” do të përmbajë 13 këngë që rrëfejnë jetën e artistes, reflektimet mbi sporvat e së kaluarës.
Titujt e këngëve nuk aspak më sekret, përkundrazi, artistja i ka publikuar vetë dhe janë pikërisht këto:
This Is Me … Now
To Be Yours
Mad in Love
Can’t Get Enough
Rebound
not. going. anywhere.
Dear Ben pt. ll
Hummingbird
Hearts and Flowers
Broken Like Me
This Time Around
Midnight Trip to Vegas
Greatest Love Story Never Told
Artikuj të sugjeruar: