Jada Pinkett Smith thotë se ajo dhe Will Smith “do të qëndrojnë së bashku, përgjithmonë”.
Pavarësisht se zbuloi se ajo dhe ylli i "King Richard" u ndanë në vitin 2016, Jada konfirmoi në “Drew Barrymore Show" se martesa e tyre po qëndron e paprekur.
"Ne do të qëndrojmë së bashku, përgjithmonë," i tha ajo Drew Barrymore. “U përpoqa. Ne u përpoqëm.”
Teksa promovonte librin e saj “Worthy”, Jada zbuloi në tetor se ajo dhe Will “bënë një premtim se nuk do të kishte kurrë një arsye" që ata të divorcoheshin, prandaj janë ende duke punuar me lidhjen e tyre.
Jada dhe Will janë përfolur ndër vite për lidhjen e hapur, por kurrë nuk ishte diskutuar aq gjerësisht martesa e tyre sa këtë vit.
Ata u martuan në vitin 1997 dhe kanë dy fëmijë, Jaden, 25 vjeç dhe Willow, 23. Will ka gjithashtu djalin Trey me ish-gruan, Sheree Zampino.
- Jada thyen heshtjen për thashethemet mbi seksualitetin e Will Smith
- Jada thotë se ajo dhe Will Smith kanë në plan të shkruajnë një libër të përbashkët
- Të ndarë prej vitesh: Will Smith thyen heshtjen për deklaratat bombastike të Jada-s
- Jada Pinkett Smith flet për marrëdhënien me 2Pac: “Shpirti im binjak”
- Jada thotë se ajo dhe Will Smith janë ndarë që prej 2016-ës: