Muzika

Menaxheri i Samantës tregon pse ajo hoqi dorë nga gara e “Festivalit të Këngës”

Shkruar nga Anabel

29 Nëntor 2023

Menaxheri i Samantës tregon pse ajo hoqi dorë nga gara e

Arian Demolli, menaxheri i Samanta Karavellës, ka treguar se pse këngëtarja hoqi dorë nga edicioni i 62 i “Festivali i Këngës”.

“Shumë kolegë të mitë më kanë shkruar dhe më kanë pyetur për këtë. Ne kishim një cikël dhe ajo gjëja po na merrte shumë kohë”, tha ai, duke shtuar se Samanta mund të përgjigjet edhe vetë (ose jo) kur të mbarojë "Festivali i Këngës".

Më tej shtoi se tërheqja në të njëjtën kohë e Samantës dhe Kejsi Tolës ishte rastësi dhe vendimi i Kejsit nuk ka pasur lidhje me atë të Samantës:

“Nuk kemi pasur kontakt dhe nuk e dinim planet e Kejsit. S’ka pasur asnjë lidhje me ne. Nuk ishte një koordinim”, u shpreh Ariani, duke treguar se Samanta ka 30 materiale, për të cilat duhet të mendojnë se si t’i sjellin dhe mund të vijnë në forma të ndryshme, album, single, ose edhe EP.

Vendimi i këngëtareve për të hequr dorë nga gara solli një teori që qarkulloi në rrjet dhe lidhej me mendimin se Elsa Lila është shpallur paraprakisht si fituese. 

Festivali i Këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Votimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar: Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special dhe juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera.

Lista e pjesëmarrësve në garë:

Stivi Ushe – Askush si ty

Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë

Eldis Arnjeti – Një kujtim

Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty

Jehona Ponari – Evol

Besa Krasniqi – Esenciale

Elsa Lila – Mars

Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj

Jasmina Hako – Ti

Jehona Ponari – Evol

Olimpia Smajlaj – Asaj

Sergio Hajdini – Uragan

Tri Gjoci – Në ëndërr

Martina Serreqi – Vetëm ty

Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale

Festina Mejzini – Melos

Mal Retkoceri – Çmendur

Michela Paluca – Për veten

Santino De Bartolo – Dua të rri me ty

Kleansa Susaj – Pikturë

Kastro Zizo – 2073

Andi Tanko – Herë pas here

Anduel Kovaci – Nan’

Arsi Bako – Zgjohu

Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi

Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne

Olsi Ballta – Unë

Troy Band – Horizonti i ëndrrave

Luan Durmishi – Përsëritja

Sardi Struga – Boshatisur

Peter Pan Quartet - Edhe një herë

Irma Lepuri - Më prit

Artikuj të sugjeruar: