Në një botë ku risitë teknologjike po ndryshojnë stilin tonë të jetës, pak industri kanë mbetur pa ndryshuar. Ndonëse e pandryshuar për dekada me radhë, edhe industria e konsumit të duhanit ka pësuar ndryshime të jashtëzakonshme për të siguruar për duhanpirësit që kanë zgjedhur të mos e lënë duhanin, një alternativë më pak të dëmshme krahasuar me duhanpirjen tradicionale. Thënë kjo, jemi këtu për t’ju prezantuar me pajisjen më të re teknologjike IQOS Iluma dhe 5 gjërat që duhet t’i dini për të.
1. Teknologjia e re e IQOS ILUMA
Ndryshe nga pajisjet e mëparshme IQOS, IQOS ILUMA nuk përdor teknologjinë HeatControl. Teknologjia e re inovative Smartcore Induction System TM përdor induksionin për të ngrohur duhanin dhe në këtë mënyrë funksionon pa teh ngrohës.
2. Pa tym, pa hi!
Falë teknologjisë revolucionare Smartcore Induction System TM , IQOS ILUMA aktivizon dhe ngroh duhanin nga brenda, pa tym dhe pa hi.
3. Nuk ka më mbetje duhani!
Me anën e sistemit SMARTCORE TM me induksion nuk ka më asnjë mbetje duhani dhe pajisja nuk ka nevojë për pastrim.
4. Shumëllojshmëria e IQOS ILUMA
IQOS ILUMA i përshtatet çdo duhanpirësi të rritur, ndaj vjen jo në një, por në tri modele: IQOS ILUMA PRIME, IQOS ILUMA dhe IQOS ILUMA ONE. Secili model ofron një përvojë unike të pirjes së duhanit, duke u përshtatur me preferenca të ndryshme të konsumatorëve.
5. Ngjyra dhe aksesorë, sepse stili ka rëndësi!
E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishme, gama e gjerë e pajisjeve IQOS ILUMA vjen me një shumllojshmëri ngjyrash dhe aksesorësh, duke u përshtatur me stilin e çdo konsumatori.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se IQOS ILUMA, si të gjitha pajisjet e tjera IQOS, nuk është e padëmshme dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi.
- Artikull promocional