High Tech

Mira Murati në listën e 25 grave me më shumë ndikim në botë, sipas Financial Times

Shkruar nga Anabel

1 Dhjetor 2023

Mira Murati në listën e 25 grave me më shumë ndikim në

Mira Murati është renditur në listën e 25 grave me më tepër ndikim në botë, sipas prestigjozes Financial Times.
 
“Mira Murati, shefja e teknologjisë në kompaninë OpenAI qëndron në kyre të transformimit digjital në këto momente. E lindur në Shqipëri, Mira tanimë jeton epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore si ChatGPT dhe Dall-E kanë marrë imagjinatën e botës dhe do ta ndyshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehim kreativitetin tonë.
 
“Një grua që drejton një kompani teknologjike – historia dhe udhëheqja e Mirës janë po aq frymëzuese sa teknologjia që po përcakton të ardhmen që ajo mbikëqyr”, shkroi Marissa Mayer, bashkëthemeluese dhe shefe ekzekutive e start-up-it Sunshine.

Mira ka lindur në Vlorë, është rritur në Shqipëri dhe u zhvendos në Kanada në moshën 16-vjeçare (sipas Wikipedia-s). Ajo u diplomua në universitetin “Dartmouth” në vitin 2012, në degën inxhinieri mekanike.

Pasionin për teknologjinë e ka trashëguar qysh në fëmijëri. Në një intervistë, ajo është shprehur se: “Kam pasur interes për matematikën që e vogël kur luaja me video lojëra, por duke qenë se jam rritur në Shqipëri, nuk ishte mundësia të kaloje nga teoria në praktikë. Kështu që studiova teorinë si fillim”, duke treguar edhe mënyrën se si e gjeti rrugën drejt dëshirës së saj.

Pasioni i Mirës në teknologji është goxha më i hershëm se sa përvoja në ChatGPT. Sipas llogarisë së saj në LinkedIn, Mira ka qenë në krye të menaxhimit të departamentit të produkteve, përgjegjëse për modelin X në kompaninë “Tesla”, për 3 vite (2013 – 2016).

2 vite më vonë, pra në 2018, ajo iu bashkua edhe “OpenAi”.

Mira Murati në listën e 25 grave me më shumë ndikim në
FT

Për t'u rikthyer te lista, këto janë 25 gratë me më shumë ndikim në botë, sipas Financial Times:

Margot Robbie

Beyoncé

Barbara Kingsolver

Phoebe Philo

Lola Shoneyin

Alia Bhatt

Aespa

Mira Murati

Makiko Ono

Fran Drescher

Lisa Dyson

Carol Tomé

Karin Keller-Sutter

Marie-Claire Daveu

Marina Silva

Ursula von der Leyen

Mary Barra

Janet Truncale

Narges Mohammadi

Coco Gauff

Jenni Hermoso

Elizabeth Maruma Mrema

Chen Chien-Jou

Katalin Karikó

Olena Zelenska