Kur bëhet fjalë për qasjen ndaj bukurisë, Jennifer Lopez është shumë e lidhur me shkëlqimin e bronztë, trendin e grimit latte, flokët voluminoze në ngjyrë karamel dhe lëkurën e hidratuar. Por, nëse ka një gjë ku ajo argëtohet duke eksperimentuar, ato janë thonjtë!
“Të zhveshur”, me tonalitete nude, me gurë të çmuar apo motive, dizenjot e veçanta të saj kanë qenë shpesh pjesë e vëmendjes së tendencave. Ngjyra e fundit që Jennifer ka zgjedhur për thonjtë është paksa e guximshme për 2023-ishin, gati e papritur.
Mund të jetë frymëzim tipik për sezonin festiv që ndihet në ajër? Ka të ngjarë që po!
Artistja e famshme ka zgjedhur blunë kobalt të ndezur për thonjtë e saj në vend të nuancës neutrale. E veçantë duket edhe zgjedhja e strukturës, thonj të gjatë dhe me majë të theksuar.
Krahas ngjyrave të tjera të njohura për manikyrin e thonjve për muajt e dimrit, si vishnja, e zeza me shkëlqim, bluja po merr shpejt epërsinë si nuanca e thonjve për çdo vajzë.
Nuancat e akullta të blusë duket se kanë momentin e tyre këtë sezon dhe ngjyra po kthehet në trend për muajt e ftohtë. Ngjyrat më të thella blu janë zgjedhur edhe nga disa goca të famshme, një prej tyre, Taylor Swift, e cila së fundmi u shfaq me një manikyr vezullues blu deti.
Duket se manikyri i fundit i Lopez e forcon vendin e blusë në mesin e ngjyrave më të nxehta për dimrin e këtij viti.
#1
#2
#3
#4
#5
#6
#7
Burimi: Bustle