Celebrity

Kylie postoi foton e pemës së Krishtlindjes dhe njerëzit s’i kursejnë komentet për këtë detaj

Shkruar nga Anabel

5 Dhjetor 2023

Kylie postoi foton e pemës së Krishtlindjes dhe njerëzit

Njerëzit e kanë shenjëstruar Kylie-n për një detaj që ata e konsiderojnë të shëmtuar rreth pemës gjigante të Krishtlindjes.
Në një postim në Instagram, ajo tregoi dritat e ndezura të lidhura rreth pemës të gjatë afërsisht 12 metra, teksa në fund të videos, vajza pesëvjeçare e Kylie-t, Stormi shfaqet e mahnitur me pamjen dhe atmosferën e Krishtlindjes.

Kylie postoi foton e pemës së Krishtlindjes dhe njerëzit

Megjithatë, fansat u hutuan nga llambadari në ngjyrë kafe, si tub, i varur nga tavani.
"E shtrenjtë nuk do të thotë e bukur, si ai llambadari i shëmtuar," shkroi një ndjekës në postimin e Kylie-t.

Kylie postoi foton e pemës së Krishtlindjes dhe njerëzit

Një tjetër shtoi: "Një humbje e trishtueshme e kohës dhe e energjisë. Një gjë e bukur e shkatërruar nga një llambadar i tmerrshëm".

Gjithë ato para dhe ju keni marrë një llambadar që duket si një thes me patate," tha me shaka një ndjekës.

Një komentues i radhës theksoi se: "Fakti që nuk është në qendër me pemën e bën atë të duket edhe më keq”.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit tregohen të vëmendshëm ndaj detajeve në pamjen e jashtme apo stilin e Kylie-t, e këtë herë ata duket se nuk janë kursyer fare.