Make-Up

Ky është truku që grimierja e Julia Roberts përdor për penelin e aktores

Shkruar nga Anabel

6 Dhjetor 2023

Ky është truku që grimierja e Julia Roberts përdor për

Artistja e grimit Genevieve Herr është njeriu i besuar, së cilës aktorja Julia Roberts i ka “dorëzuar” bukurinë prej 20 vitesh. Të kuptohemi, jo atë bukurinë natyrale, por atë të përmirësuar përmes make up-it, ngjyrave dhe shkëlqimit tipik në portretin e artistes së famshme.

Elementi më i rëndësishëm në grimin e aktores? Sy në fokus, plot shkëlqim! Aktorja u shfaq në premierën e filmit “Leave the world behind” në New York dhe grimierja Genevieve u mbështet në teknikën e saj të njohur për penelin e syve, duke përdorur dy nuanca të ndryshme për efekt maksimal.

Ky është truku që grimierja e Julia Roberts përdor për

"Julia pëlqen një linjë qerpikësh të fiksuar mirë dhe pak bojë për vetullat," thotë Herr. "Në pjesën e sipërme kam përdorur një penel të zi, ndërsa në pjesën e poshtme kam përdorur një ngjyrë gri të butë. Më pëlqen të përdor gjithmonë të zezën në pjesën e sipërme sepse i përcakton shumë mirë sytë. Në pjesën e poshtme të vijës së qerpikëve, unë përdor një ngjyrë më të çelur në mënyrë që të mos jetë aq e ashpër sa e zeza," vijon ajo.

Kjo metodë jep një dimension fantastik për sytë duke i bërë të duken më të hapur dhe të plotë. "E zeza, veçanërisht poshtë syve është e rëndë për shijen time," thotë Herr. “Shtimi i një nuance më të butë poshtë hap shikimin dhe portretin e çdo gruaje që grimoj,” shton ajo.

Ky është truku që grimierja e Julia Roberts përdor për

Për ta mbajtur pamjen në nivelin e një elegance të pashmangshme, artistja e grimit përdori pak laps të zi dhe një vijë të shkurtër në skajin e poshtëm të syve. “Unë nuk shkoj deri në këndin e brendshëm," thotë ajo.

Ajo shton pak korrektor në atë hapësirë për më shumë shkëlqim te sytë.


Burimi: Instyle