Flokët

Ja ngjyra më e mirë për flokët nëse keni thinja

Shkruar nga Anabel

6 Dhjetor 2023

Ja ngjyra më e mirë për flokët nëse keni thinja

Profesionistët e ngjyrave për flokët thonë se ju duhet të zgjidhni “aventurën” tuaj më të mirë për të mbuluar thinjat. Gjithçka që ka lidhje me strukturën dhe llojin e flokëve duhet të jetë në fokus thonë parukierët. “Në të vërtetë nuk ka një linjë specifike të ngjyrave të flokëve që është më e mirë se të tjerat bazuar vetëm në formulim. Çelësi është të gjesh një parukier që mund të përcaktojë siç duhet formulimin e duhur për llojin dhe strukturën e flokëve tuaj”, thotë Mandy B, terapiste për ngjyrat dhe flokët.

Ja ngjyra më e mirë për flokët nëse keni thinja
Është më mirë të shkosh drejt nuancave të hapura apo më të errëta për të mbuluar thinjat?

"Nëse keni flokë natyralë që nuk i keni lyer më parë, ngjyra e përhershme zakonisht mund t'i ndriçojë ato një deri në dy nivele nga pika e fillimit. Pra, nëse flokët tuaj janë brunë të errët, zgjedhjet tuaja për ngjyrën e përhershme janë të kufizuara në brune të mesme deri në të errët të theksuar," thotë Shvonne Perkins, ekspert për miksimin e ngjyrave të flokëve.

Ja ngjyra më e mirë për flokët nëse keni thinja

Një detaj tjetër që duhet mbajtur parasysh është se nuancat e ngrohta, si biondet e arta shpesh mbulojnë thinjat më plotësisht sesa tonet e ftohta të dimrit. Kjo për shkak se flokët me thinja në fakt nuk janë të pigmentuar, kështu që ngrohtësia dhe thellësia ndihmojnë në plotësimin e pigmentit që mungon.

Ja ngjyra më e mirë për flokët nëse keni thinja

Guy Tang, një parukier i famshëm, thotë se t’i bësh flokët më të çelura është opsioni më i sigurt për të mbuluar  thinjat, pasi nuancat e hapura mund të kamuflojnë më mirë flokët me thinja. “Tonet më të lehta priren të përzihen më mirë me flokët me thinja, duke e bërë ndryshimin jo fort të dallueshëm,” thotë ai.

Ndaj, nëse keni thinja, por ende jeni në dilemën për të zgjedhur ngjyrën e duhur që i mbulon ato, shkoni drejt nuanca të hapura për një pamje më të butë, më natyrale, sidomos nëse keni flokë të gjatë dhe me thinja.


Burimi: Pure Wow