Gjesti dhe Egli u martuan në një dasmë simbolike për ne, por shumë kuptimplotë për Eglin (jo domosdoshmërisht për Gjestin), u puthën, përqafuan, dashuruan, më pas Egli u mërzit se Gjesti hoqi unazën e martesës…Shumë ulje-ngritje dhe po, kaq shumë të procesuar. Gjesti u përqaputh me Eglin, kur papritur, i tha se “ajo meriton më mirë dhe se ai uron ta gjejë”.
Nëse jeni konfuzë dhe me shumë të drejtë, po jua shpjegojmë pak se ç’ka ndodhur mes dyshes më të përfolur të këtij edicioni.
Gati? Vendos rripin se kemi punë!
Gjesti Haxhi-pishmani
Fillimisht, të dy “të porsamartuarit”, po gatuanin në kuzhinë, ku Gjesti i rindezi shpresat Eglit, duke i thënë:
“Po kombinohemi edhe në kuzhinë. Më kupton ti mua? Je e para në jetën time dhe do mbetesh ndoshta e fundit. Seriozisht e kam. U mësova me jetu’ me ty”.
Pastaj, Gjesti, i cili në fillim na u duk sikur po shijon mjaltin e dashurisë, i bëri një masazh Eglit; kjo e fundit i ktheu “nderin”, kur op, kërciti sherri. Gjesti i tha edhe se ajo s’ka gjoks dhe s’ka ç’të nxjerrë, për të vazhduar te:
“As nuk ma ndjen për ty. Jam bërë pishman që të kam njohur”, tha Gjesti, madje u kujdes që Egli ta dëgjonte se e përsëriti edhe 2 herë”.
“A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurrgjë. Kurrë hiç! Sapo të dal, block e ke. Sepse ti një masazh të thashë të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”, tha banori.
Eglit iu errën sytë dhe u shpreh: “Je djali më i paedukatë që kam njohur!”.
Egli vazhdon të flasë me murin
Gjesti i tha qartë që nuk po mundet të durojë më, kur Egli nguli këmbë që ai t’i kërkojë falje se është ndjerë e ofenduar. Ai u shpreh se nuk ka pse të kërkojë falje dhe tha: “Ehaaa”…
Sigurisht që kur 2 njerëz që do t’u dalë e vetja do ngrenë tonet dhe ja ku jemi, në një debat të zjarrtë, ku Gjesti thotë se ka bërë një batutë, por Egli s’i “ha më ato fore”. Egli s’do që Gjesti të flasë për gjoksin e saj; Gjesti këmbëngul që bëri shaka dhe “kurrë në jetë nuk kërkon falje”. Dem tipik…
Egli mësoi të vendosë “pikat mbi i”
Egli ia ktheu Gjestit duke i thënë se i pëlqen shumë dhe se i ka vënë pikën këtij muhabeti, por nëse mendoni se debati mbaroi, e keni shumë gabim. Më tej, ajo i tha të reflektojë dhe të mos e trashë gabimin, po kujt ia tha?
Gjesti dhe ironia
Gjesti e quajti Eglin “mbretëresha Elizabetë” (të prehet në paqe meqë ra fjala) dhe i tha se do ta puthë nga koka te këmbët, çka e nevrikosi Eglin, e cila nuk e pranoi ndjesën e tij, meqë qartazi, ai s’e kupton gabimin.
Egli ndërroi mendje
Egli nisi të qeshte se nuk qante dot dhe më pas, e ftoi të flenë, kur plasi sërish shashka! Egli e quajti Gjestin “palaço” dhe u shpreh e penduar që pranoi të flinte me të, kur Gjesti, mbreti i komunikimit, i tha “t’i lerë këto sene”. Më tej, Egli i tha të lëvizte nga krevati se nuk donte të flinte me të.
Kush nuk rri dot pa kë?
Egli, e cila i paska mbajtur te xhepi i sedrës të gjitha komentet e opinionistëve, i tha “burrit” të saj se ai nuk rri dot pa u gërricur me të dhe se ai ka luajtur me të, kur u përball me kryeneçësinë e një Demi: “Nuk dua të t’i shoh sytë. Në krevatin tim nuk dua të të shoh. Seriozisht”.
S’keni parë gjë akoma!
E pra, kur menduam se këta të dy nuk do flisnin më, ja ku i keni, duke u puthur dhe përqafuar me njëri-tjetrin, se ndoshta e kuptuan që finalja është afër dhe se janë akoma në fillim të “martesës”.
I kthejmë shpinën njëri-tjetrit?
Ia kthejmë posi! Nga përqafimet në debate të shumta, dyshja ia ktheu shpinën njëri-tjetrit dhe nisi prapë sherri. “Je i pangopur”, i tha Egli Gjestit, se fundja, si mund të gjejmë paqe dhe të dashurojmë në këtë botë?
Gjesti i thotë “natën e mirë” krevatit
Kush fle me dikë që nuk i beson? Gjesti jo një herë! Mori dinjitetin, u çua dhe iku nga krevati dhe më tej, i tha: “Boll mo!”. Më tej, tha se Egli ia ka lodhur jetën e shpirtin dhe se ai do të jetojë i qetë!
“Më thua gjithë të zezat dhe vjen e fle me mua”, u shpreh Gjesti, duke shtuar se Egli i tha se e ka shfrytëzuar.
E vërteta apo nervat?
Kush foli? Gjesti me veten, ku tha se e ka refuzuar Eglin 3-4 herë se nuk do ta lëndojë dhe se nuk toleron t’i bëhen filma.
Më tej, nisi një diskutim mes të dyve, me qëllim që të sqaroheshin, kur Gjesti i tha se Egli nuk do e duronte dot as 2 minuta jashtë, pasi ka një jetë të tmerrshme jashtë! Egli e pyeti se pse ai shkon tek ajo kur nuk do një marrëdhënie më të thellë dhe seriozisht, këtë pyetje e kemi bërë të gjithë që në momentin që Gjesti futi këmbët në shtëpinë e “BBVA 4”.
Gjesti dhe iluzionet
Po po, Gjesti i tha Eglit që që prej fillimit ia ka bërë me dije deri ku janë dhe se ajo krijon iluzionet. “Kanë ngelur edhe vetëm dy ditë. Të lutem, ruaj fytyrën”, i tha Egli Gjestit dhe vijoi ta quante “të pafytyrë”.
Kthehet pllaka! Egli kërkon shumë falje! Epo, kjo s’na doli nga parashikimi…
“Meriton më mirë”
Kush është toksiku?
Egli i tha qartë Gjestit se ai është toksik dhe se po përpiqet të dalë i zënë nga “BBVA 4”. Gjesti e ripërsëriti se nëse ai nuk është shembull, do që Egli të jetë e lumtur.
Lot para finales
Egli po rri në pishinë se iu kujtua ajo shprehja: “Nëse qan në shi (me syze) nuk të duken lotët”. Në sfond muzika, lëkundje trupi, ujë i ngrohtë dhe ca lot nga sytë…ky është realiteti i Eglit tani.
Nga pishina në debat
Egli e quajti Gjestin “egoist” dhe me thënë të drejtën, është kaq debat i lodhshëm sa më vjen keq për veten që e shkrova dhe edhe më keq për ju që po e lexoni!
Sakrifikoj 2 ditë nga jeta ime thjesht që të mos i shoh më këto debate! (Shpërthen si Egli).
Artikuj të sugjeruar: