Celebrity

Sofia Richie sapo na provoi se është mbretëresha e stilit minimalist

Shkruar nga Anabel

7 Dhjetor 2023

Sofia Richie sapo na provoi se është mbretëresha e stilit

Sofia Richie është mbretëresha e stilit minimalist dhe ky është një status i merituar. Duke veshur gjithçka, nga kostumet dhe fundet me thurje deri tek xhinset blu bazike dhe një këmishë të bardhë me kopsa, transformimi i stilit të Sofia-s është një element që ka dalluar shpesh në daljet e saj publike.

Fotot e fundit janë një provë shtesë që vërtetojnë se ajo e do stilin e thjeshtë: Richie veshi një kostum me pulovër dhe pantallona të gjata teksa për të dukej të ishte një ditë krejt e zakonshme.

Për modelen, edhe veshjet më të thjeshta dhe komode janë pjesë e asaj që ndryshe njihet si “quiet luxury” - veshje të bëra me materiale cilësore, në ngjyra neutrale, pa logo markash.

Sofia Richie sapo na provoi se është mbretëresha e stilit

Yjet duke lt se janë njësoj si ne: zgjedhin të bëjnë punë, nga blerjet te pazaret, me rroba komode. Është gjithmonë interesante të shohësh të famshëm me pamje që i afrohen stilit praktik të njerëzve pa statuse publike.

Herën tjetër që do të largoheni nga shtëpia për një angazhim të vogël, hiqni pantallonat sportive dhe bluzën e vjetër dhe merrni sugjerime stili nga pamja komode e Richie-t. Të kesh një komplet në dollap është mënyra më e lehtë për t'u dukur lezetshëm, veçanërisht kur nuk ke dëshirë të veshësh rroba të shtrenjta dhe të veçanta.


Sofia Richie është prova për këtë!


Burimi: Marie Claire