Po ju, a u habitët nga fotot e fundit të Kim-it në Instagram? Kush do ta kishte menduar që ylli i familjes Kardashians do të shfaqej totalisht pa make up dhe me një lëkurë “ujë dhe sapun”?
Manjatja e bukurisë publikoi një seri me foto, me qëllimin për të promovuar linjën e saj për kujdesin ndaj lëkurës (ha ha sigurisht), teksa dukej me pamje natyrale dhe fare pa grim.
Si e tillë, të gjithë mund të kenë një vështrim më nga afër të strukturës natyrale të lëkurës, me pore të mëdha dhe të hapura.
Pra, Kim nuk ka frikë të tregojë dhe normalizojë poret e saj. Nëse ju jeni një prej atyre vajzave që jeni përpjekur për shumë vite që t’i fshihni poret, ky është një moment për ta dashur edhe më shumë lëkurën tuaj.
Burimi: Elle