Kinema & TV

European Film Awards 2023: Filmat e nominuar si më të mirët

Shkruar nga Anabel

8 Dhjetor 2023

European Film Awards 2023: Filmat e nominuar si më të mirët

Ceremonia për ndarjen e çmimeve për filmat më të mirë europianë do të zhvillohet këtë fundjavë (e shtunë, 9 dhjetor) në Berlin.

Nga filmat e nominuar këtë vit për çmimin prestigjioz të filmit më të mirë europian, tre nga të nominuarit u shfaqën premierë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe fituan çmime, ndërsa dy të tjerët u shfaqën në Festivalin e Filmit në Venecia.

Gara duket e ngushtë për:

Anatomy of a Fall (Anatomie d'une chute)
Regjia: Justine Triet (Francë)

Fallen Leaves (Kuolleet Lehdet)
Regjia: Aki Kaurismäki (Finland, Gjermani)

Green Border (Zielona Granica)
Regjia: Agnieszka Holland (Poloni, Francë, Republika Çeke, Belgjikë)

Me Captain (Io Capitano)
Regjia: Matteo Garrone (Itali, Belgjikë)

The Zone of Interest
Regjia: Jonathan Glazer (Mbretëri e Bashkuar, Poloni, SHBA)