TV Mania

Bora Zemani flet për filmin, lidhjen me Donaldin dhe planet për martesë

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2023

Bora Zemani flet për filmin, lidhjen me Donaldin dhe planet për

Mbrëmë, nata e “Dancing with the Stars” nuk ka qenë vetëm e mbushur me performanca, pikë dhe ca kunja, por edhe me rrëfime të ndjera. Bora Zemani tregoi për publikun përvojën e saj në filmin “5 Herë Jo”, marrëdhënien me Donaldin dhe planet për martesë.
 
Ajo e nisi rrëfimin duke thënë se ky vit ka qenë shumë i rëndësishëm për të. “Më duket sikur kryefjala e këtij viti ka qenë vetëm “nuk kam kohë”, tregoi Bora, duke shtuar: “Patjetër që projekti më i rëndësishëm për mua gjatë këtij viti ka qenë filmi “5 Herë Jo”, që ishte një eksperiencë shumë e bukur si aktore, por edhe një rol shumë i rëndësishëm si producente”.

Bora Zemani flet për filmin, lidhjen me Donaldin dhe planet për
 
Moderatorja tha se orët e xhirimeve zgjasnin shumë, ndonjëherë i duhej të zgjohej edhe në 3 të mëngjesit dhe duhej të xhironin për më shumë se 12 orë.
 
Ajo tha se ky projekt ka ndikuar në lidhjen me Donaldin, pasi i ka rritur të dy:

“Mendoj se ky projekt na ka rritur edhe më shumë të dyve bashkë dhe ky vit, aq më tepër, e ka konsoliduar më shumë marrëdhënien tonë”.

Bora tregoi se ka puthje në film, ka në sheshxhirime e në prapaskena dhe duke qenë se në rolin e tyre, ata duhet të puthen “me detyrim” dhe kjo ishte vështirësia më e madhe sepse puthjet e tyre vinin shumë të ndjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Moderatorja shtoi: “5 herë jo i them Donaldit në film, por në këto 5 vite që njihemi me njëri-tjetrin, ndoshta ka pasur edhe 500 jo. Jo vetëm nga unë, po e zbus pak. Shpresoj që nga ky film e mbrapa, të themi vetëm “po”.
 
Bora ceku edhe pjesën e martesës, duke vijuar:

“Përflitet martesa për ne të dy, por unë nuk e shoh si një gjë kaq të rëndësishme, sepse nuk përbën ndonjë ndryshim shumë të madh në jetën time. Ne jetojmë bashkë, ne e shijojmë marrëdhënien tonë në të gjitha drejtimet, kështu që nuk do të ndryshonte diçka në raportin tonë”.

Bora dhe Donaldi kërcyen në skenën e “DWTS” kolonën zanore të filmit “5 herë jo”, të kënduar nga Alban Skënderaj, duke emocionuar publikun.

Bora Zemani flet për filmin, lidhjen me Donaldin dhe planet për

Bora Zemani flet për filmin, lidhjen me Donaldin dhe planet për

Bora Zemani flet për filmin, lidhjen me Donaldin dhe planet për

“Le të jetë ky një kërcim dasme”, tha moderatorja.

Bora Zemani flet për filmin, lidhjen me Donaldin dhe planet për

Bora Zemani flet për filmin, lidhjen me Donaldin dhe planet për