Street Style

Kombinimi perfekt për dimrin: pallto + çizme, sipas Selena Gomez

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2023

Kombinimi perfekt për dimrin: pallto + çizme, sipas Selena Gomez

Në periudhën më të bukur të vitit, e bardha duket kaq magjike! Në dekore, në zgjedhjen e pemës së Krishtlindjeve, pse jo edhe në veshje, konfirmimi për ngjyrën e këtij sezoni festiv na vjen nga disa goca të famshme.

Anne Hathaway dhe Meghan Markle, na e vërtetuan këtë me disa nga veshjet e bardha që zgjodhën në daljet publike, teksa e fundit që i shtohet listës është Selena Gomez, e cila kombinoi trendin e së bardhës me një pallto të gjatë dhe çizme mbi gju.

Kombinimi perfekt për dimrin: pallto + çizme, sipas Selena Gomez

Ajo mori pjesë në një event bukurie dhe u shfaq në qendrën Rockefeller në New York para pak ditësh. Për aktivitetin, Selena veshi një pallto të bardhë, një fustan të shkurtër në po të njëjtën ngjyrë, por me pak jakë. Një palë geta të zeza të tejdukshme, çizme lëkure krem deri tek gjuri dhe një palë vathë argjendi i dhanë prekjen magjike bardhisë në tërësi të look-ut të saj.

Selena zgjodhi për flokët një bisht të kapur gjysmë lart, ndërsa për sytë pak tonalitet të së zezës, mollëza rozë dhe manikyr të kuq më shkëlqim.





 
Burimi: Instyle