Celebrity

Truku që përdor Hailey Bieber për mollëzat gjatë ditëve të ftohta

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2023

Truku që përdor Hailey Bieber për mollëzat gjatë

Lëkura e thatë është një problem i madh për shumë prej nesh tani në dimër. Madje, edhe për yje si Hailey Bieber, edhe pse nga jashtë ndoshta nuk duket kështu. I ftohti është një faktor “kërcënues” për lëkurën gjatë muajve të dimrit sepse e bën atë të duket e thatë dhe pa jetë.

Por, Hailey ka një truk të preferuar. Teknika e skuqjes së mollëzave me make up të lëngshëm po bëhet goxha e njohur në rrjetet sociale, por edhe në radhët e të famshmëve. Falë kësaj, ne e dimë se si artistët e make up-it dinë si të mbulojnë komplekset e yjeve si Bieber, Kim Kardashian dhe të tjera që duken kaq bukur, edhe pa përdorur shumë grim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tara Sighary (@tarasigari)

Në videon në Instagram, influencuesja shpjegon se grimierja Leah Darcy përzien pak blush me ngjyrë për skuqjen e mollëzave dhe hidratuesin për të krijuar një pamje natyrale. Ky efekt shkrihet kaq bukur në lëkurë. Gjithçka që ju nevojitet për pamjen e Hailey Bieber është një blush kremoz për mollëzat dhe një krem hidratues.

Truku pas kësaj teknike qëndron në faktin se ngjyra dhe kremi që trajton lëkurën përzihen këndshëm dhe e bëjnë atë të duket plot jetë dhe shkëlqim edhe në dimër.

Pse të mos e provoni dhe ju që doni efektin e Hailey Bieber-it?


Burimi: Glamour