Bota

Ç’ndodhi? Njerëzit reagojnë ashpër ndaj fushatës së re të ZARA-s

Shkruar nga Anabel

10 Dhjetor 2023

Ç’ndodhi? Njerëzit reagojnë ashpër ndaj 
ZARA ka publikuar fushatën e re (më 9 dhjetor), e cila ka ndezur zemërimin e shumë njerëzvë në rrjetet sociale, veçanërisht mbështetësit e Palestinës, në luftën mes Hamasit dhe Izraelit në territorin e Rripit të Gazës.

Ç’ndodhi? Njerëzit reagojnë ashpër ndaj
 
Marka e veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve e ka fshirë fushatën nga rrjetet sociale, por kjo s’i ka ndalur njerëzit të bëjnë reagimet e tyre të ashpra.

Pse ka nisur gjithë kjo zemëratë? Kolesioni i ri i ZARA-s ka promovuar veshjet e lëkurës ndërsa në sfond është një trup i lidhur, njësoj si ai i një fëmije që kishte mbetur viktimë e sulmeve izraelite nëpër spitale dhe mbahej nga e ëma e tij, e cila qante me dënesë.

Ç’ndodhi? Njerëzit reagojnë ashpër ndaj
 
Gjithashtu, modelja qëndron në një kuti të drunjtë, e ngjashme me disa nga arkivolet që përdoren në besimin islam.
 
Një tjetër foto tregon një manekinë që i mungojnë gjymtyrët dhe njerëzit në TikTok, e kanë lidhur imazhin me palestinezët që po bombardohen pa pushim, duke u gjymtuar nga sulmet ajrore izraelite.

Ç’ndodhi? Njerëzit reagojnë ashpër ndaj

Sipër modeles qëndrojnë dy burra dhe sipas disa komenteve, pluhuri i bardhë simbolizon fosforin e bardhë që thuhet se po shpërndahet mbi popullsinë e Gazës.

Një tjetër detaj i fushatës është edhe harta e Palestinës, ndërkohë që vërdallë ka gurë dhe trupa të lidhur, duke treguar gjendjen alarmante që po ndodh në Gaza

Ç’ndodhi? Njerëzit reagojnë ashpër ndaj

Ç’ndodhi? Njerëzit reagojnë ashpër ndaj
 
Menjëherë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë akuzuar markën se jo vetëm që po mbështet gjenocidin, por edhe po lavdëron vrasjen e civilëve, duke treguar në fushatë kufoma, trupa dhe duke rikrijuar pamjet nga shkatërrimet e qytetit të Gazës.
 
Njerëzit mendojnë se kjo nuk është aspak një rastësi dhe bëjnë thirrje që blerësit ta bojkotojnë ZARA-n. Nëse klikon në TikTok hashtag-un #zaranewcampaign do të hasesh me mijëra video që kanë reagime të ndryshme mbi fushatën.

ZARA nuk ka reaguar dhe as ka sqaruar nëse akuzat kanë baza, por ka fshirë fushatën nga rrjetet sociale.