Nuk ka asgjë më argëtuese se tendencat që do të përcaktojnë aksesorin e preferuar që gratë nuk e ndajnë nga vetja. Veshjet mund të kenë elementë të përjetshëm (pallto e leshtë, me detaje thurjesh, material kashmiri, xhinset klasike) që nuk ndalin kurrë nga moda, por nëse ka diçka që e plotëson look-un e një vajze, ato janë pikërisht aksesorët dhe çanta është një prej tyre.
E panevojshme të thuhet se modelet e përjetshme nga shtëpitë më të mëdha të modës kanë qenë rrotull në çdo stinë dhe sezon, por çfarë mund të presim nga viti 2024?
Pas një vëzhgimi në pasarela dhe koleksionet e reja, duket se modelet e çantave që do të dominojnë kudo në 12 muajt e vitit të ardhshëm janë të larmishme. Çanta mbrëmjeje, me ngjyra të forta, modele si kuletë apo të mëdha që mbahen poshtë krahut, ja versionet që do të jenë protagoniste për 2024-ën:
#1 Shkëlqim me ngjyrat e ylberit
#2 Çanta pa rrip
#3 Modeli kovë
#4 Çantat me dorezë që nuk dalin kurrë nga moda
#5 Printet e kafshëve
#6 Çantat e mëdha
Burimi: Who What Wear