Celebrity

Jada Pinkett thotë se shuplaka e Will Smith në Oscars shpëtoi martesën e tyre

Shkruar nga Anabel

10 Dhjetor 2023

Jada Pinkett thotë se shuplaka e Will Smith në Oscars shpëtoi

Martesa e tyre ka qenë shumë herë në fokusin e mediave, pas gjithë detajeve që janë zbuluar, nga tradhtitë e dyshuara, te të fjeturit të ndarë prej shtatë vitesh etj. Po flasim për Jada Pinkett dhe Will Smith. Jada thotë se shuplaka famëkeqe e Will në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar vitin e kaluar duket se ka shpëtuar martesën e tyre.
 
“Pas gjithë atyre viteve që u përpoqa të kuptoja nëse do të largohesha nga ai, m’u desh ajo shuplakë për të parë se nuk do ta lija kurrë”, tha ajo në një intervistë për Daily Mail.

Jada Pinkett thotë se shuplaka e Will Smith në Oscars shpëtoi
 
"Kush e di se ku do të ishte marrëdhënia jonë nëse kjo nuk do të kishte ndodhur?" vijoi ajo.

Prezantuesja e "Red Table Talk Show" ka qenë e martuar me yllin e "I am legend" që prej vitit 1997, por zbuloi në tetor se të dy ishin ndarë në heshtje dhe flinin larg njëri-tjetrit prej shtatë vitesh.

Jada Pinkett thotë se shuplaka e Will Smith në Oscars shpëtoi
Megjithatë, Pinkett Smith kujtoi se si gjithçka ndryshoi atë natë në Los Angeles pasi burri i saj goditi me shuplakë në skenë komedianin Chris Rock, pasi ky i fundit bëri shaka me alopecinë, sëmundjen e Pinkett.

"Unë e quaj atë ‘shuplaka e shenjtë’, sepse shumë gjëra pozitive erdhën pas saj," tha ajo.


Burimi: Page Six