Bota

Temat më të kërkuara në Google gjatë vitit 2023

Shkruar nga Anabel

12 Dhjetor 2023

Temat më të kërkuara në Google gjatë vitit 2023

Nëse iu drejtuat Google-it këto muajt e fundit për të kuptuar luftën Izrael-Hamas, nuk jeni të vetëm.

Gjiganti i teknologjisë publikoi listën “Year in Search 2023” dhe të dhënat tregojnë se njerëzit në mbarë botën kërkuan informacion rreth sulmit të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit dhe sulmeve të Izraelit në Gaza.

"Lufta në Izrael dhe Gaza" kryesoi listën e këtij viti, ndërsa "çfarë është Hamasi", "çfarë po ndodh në Izrael" dhe "pse sulmoi Hamasi" ishin ndër pyetjet kryesore që kërkoheshin në Google.

Tragjedia e nëndetëses Titan ishte trendi tjetër kryesor i lajmeve globale pas luftës, i ndjekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi-Siri në shkurt që vrau më shumë se 50,000 njerëz.

Përmbledhja vjetore e “Year in Search 2023” është një paraqitje e njerëzve dhe fenomeneve që zgjuan kuriozitetet anembanë botës. Lista e Google përmban gjithashtu disa nga njerëzit që humbëm këtë vit, si Matthew Perry, Tina Turner dhe Sinead O'Connor.

"Barbie" dhe "Oppenheimer" ishin filmat kryesorë në trend të vitit.