Instagramming

Le t'i rikujtojmë Luizit se *e gjithë* kombëtarja ka bërë më të mirën për kualifikimin në Euro 2024

Shkruar nga Anabel

12 Dhjetor 2023

Le t'i rikujtojmë Luizit se *e gjithë* kombëtarja ka

Luizi dhe Jasir Asani, futbollist i kombëtares shqiptare u takuan në Shkup dhe Jasiri, publikoi një foto, ku i uronte këngëtarit mirëseardhjen. Luizi, ia ktheu respektin, duke e bërë repost dhe duke shkruar: “Po të mos ishe ti, kombëtarja do ta shikonte Europianin te kafja e lagjes”.

Le t'i rikujtojmë Luizit se *e gjithë* kombëtarja ka

Ok, Luiz, por pa e zvogëluar rolin e Asanit, të shpjegojmë pse kombëtarja, me apo pa Asanin, do ta pinte kafen në Gjermani, duke u bërë gati për të luajtur me “grupin e ferrit”, përballë Italisë, Kroacisë e Spanjës.

Një rol shumë të madh në kombëtare po luan trajneri, Sylvinho. Meqë jemi këtu, nëse nuk do të ishte Sylvinho, as Asani nuk do të ishte në ekip, pasi ishte ai që e identifikoi talentin e futbollistit.

Kombëtarja, si asnjëherë më parë, ka një formacion shumë të mirë, duke nisur që nga Mario Mitaj, Taulant Seferi, Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Mirlind Daku etj, të cilët kanë dhënë shpirtin në fushë, ndaj le të mos e kanalizojmë të gjithë meritën te Jasiri, i cili sigurisht, është një aset shumë i rëndësishëm i kombëtares, por kombëtarja është një skuadër e tërë.

Një rikujtesë e vogël për Luizin dhe të gjithë: Goli i Kristjan Asllanit u rendit gjithashtu në top 3 e golave më të mirë në kualifikueset e “Euro 2024”, pas atij të Askhat Tagybergenm, në ndeshjen Kazakistan-Danimarkë dhe Jasir Asanit në ndeshjen Shqipëri-Poloni. Kjo, provon se sërish, skuadra do të ishte në formë të përkryer.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

Gjithashtu, para ndeshjeve të grupit, nuk mendojmë se është me vend që të bëjmë një ndarje të tillë dhe të komplimentojmë një futbollist, duke harruar punën e gjithë kombëtares shqiptare, e cila na ka krenuar në çdo ndeshje.

Ndoshta, nga përvoja në "BBVA 2", Luizi është mësuar që të mos e vlerësojë gjithë ekipin, por vetëm një person, por në kombëtare nuk funksionon kështu. Të gjithë bëhen bashkë që të japin maksimumin. Kombëtarja është një unitet, ndaj është më e udhës që Asanit t’i jepet e gjithë merita që i takon, por sigurisht, pa harruar edhe elementet dhe talentet e tjera, të prekin fushat e gjelbra të Gjermanisë.

Ndaj, le të jemi më optimistë, dashamirës, krenarë dhe të mos bëjmë dallime mes lojtarëve.