Stili i të famshmëve nuk ka gjithmonë kuptim, apo jo! Në vend të kësaj, kombinimet e çuditshme tërheqin vëmendjen dhe bëhen shkak për të frymëzuar shumë goca në të mbarë botën.
Së fundmi, Rihanna ra në sy për kombinimin e veçantë: Një palë xhinse të gjera si thes, të veshura me një palë atlete komode, një bluze e tejdukshme dhe një pallto pellushi sipër. Me flokët e kapura sipër dhe një varg perlash mahnitëse që vareshin në qafën e saj, Rihanna thjesht na mahniti.
A ishte një dalje e rastit për Rihanna-n apo një takim pune për muzikën e re që është rrugës? Ku i dihet! Ama, diçka që e dimë me siguri është fakti që RiRi nuk gabon kurrë me stilin e veshjes!