Martha Stewart di si t’i sinjalizojë mysafirët në shtëpi se është koha për t’u larguar.
E ftuar në “The Drew Barrymore Show", ekspertja e stilit të jetesës ndau me njerëzit një këshillë se si të përfundoni një festë në shtëpi dhe t'u thoni të ftuarve se duhet të largohen.
Kur Barrymore e pyeti Stewart se si i largon njerëzit me stil, ajo u përgjigj duke thënë: “Unë po shkoj të fle.”
“Po, e them këtë fjali,” tha Martha para se të shtonte se e përdor në rast se fikja e dritave nuk ka funksionuar.
Nëse truku i Martha-s mund t’ju duket i sikletshëm, mund të thoni me mirësjellje:
- “Po kënaqemi shumë, por kam një takim nesër herët në mëngjes. Si thoni, e mbyllim për sonte?”
- “Unë e urrej të ndërpres festën, por më duhet të zgjohem herët nesër. Faleminderit shumë që erdhët!”
- “Kaluam shumë bukur sot, vërtet. Nesër më duhet të zgjohem shumë herët, ndaj është më mirë që të fle. A mund t’ju ndihmoj me ndonjë gjë përpara se të niseni?”