
Nëse e gjen veten duke kërkuar në Google “duhet të ndahem me të?”, ndoshta është momenti që t’i japësh fund lidhjes. Ndarja është e tmerrshme në të dyja perspektivat dhe në fakt, askush nuk e di se si të ndahesh “në mënyrën më të mirë”, pasi dhimbja dhe zhgënjimi janë të pashmangshme.
Gjithsesi, ka disa mënyra se si t’i japësh fund një lidhjeje pa i thyer zemrën personit tjetër, që të paktën, të ruajë respektin dhe konsideratën për ty.
Mos i jep fund marrëdhënies 3 javë para festave të rëndësishme, ose 1 muaj para ditëlindjes së personit tjetër.
Mos i jep fund marrëdhënies 1 javë para një udhëtimi të rëndësishëm. Nëse e ke në plan të ndahesh, jepi kohë që në vendin tënd, të marrë dikë tjetër.
Ndarjet nuk duhet të ndodhin kurrë në orarin e punës. Prit sa të mbarojë punën, mundësisht deri në ditën e premte dhe jepi lajmin bombastic.
Nëse ke 6 muaj ose më shumë me personin tjetër, duhet të ndahesh në një bisedë që kryhet përballë.
Mos u zhduk pa thënë asnjë fjalë.
Mos i jep fund marrëdhënies në publik.
Seksi pas ndarjes është i mirë, por thjesht mos e bëj, sepse do i japësh shpresa të kota.
Mos e hiq direkt nga Instagram-i.
Nëse ende je në dilemë për ndarjen, bëji vetes këto pyetje:
#1 - A është dikush tjetër përveç meje, që po ndikon në vendimin tim?
#2 - A ndajmë unë dhe partneri të njëjtat vlera bazë?
#3 - A do të doja që fëmija im, në të ardhmen të ishte me dikë si partneri im?
#4 - A është ndarja një lloj "modeli sjellje" për mua?
#5 - Si dhe sa do varet lumturia ime nga ky veprim? A do ndihem më e lumtur/e çliruar nëse ndahem?
#6 - A është kjo (lidhja apo ndarja) ajo që më duhet dhe ajo që dua në jetën time për momentin?
#7 - Mos ndoshta diçka me rëndësi ka ndodhur në jetën time dhe unë thjesht po reflektoj atë stres tek lidhja ime?
#8 - Apo thjesht jam "trashur" nga rutina? A ka diçka që mund të bëj për këtë?
#9 - Cila është zgjedhja e parë që më vjen në mendje nëse i besoj (vetëm) intuitës dhe instinktit tim?
#10 - A më pëlqen personi që jam kur jam afër partnerit tim?
Artikuj të sugjeruar: