Të gjitha mamatë e reja të mblidhen këtu! “Cocomelon” me siguri ju ka dalë edhe në ëndërr sepse shumë fëmijë në mbarë botën e kanë formatin e tyre të preferuar. Nëse i referohemi edhe shifrave, duket se ky format është një nga më shikuarit në platformën Netflix, pasi fëmijët e kanë parë mbi 600 milionë orë.
Netflix ka publikuar të dhëna për kohën e shikimit të këtij formati. Në renditjen e 100 emisioneve apo formateve më të shikuara, “Cocomelon: sezoni i parë” renditet në vendet e para.
Koleksioni i preferuar i vjershave të animuara për foshnjat dhe të vegjlit është shfaqur fillimisht me video në YouTube, por një “stinë” tjetër suksesi duket se po e përjeton edhe në Netflix.
“Cocomelon” në fakt ka gjashtë sezone dhe së bashku në Netflix të gjithë këto seri janë parë mbi 601 milionë orë, kjo e llogaritur vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023.
"Cocomelon" filloi me video në YouTube dhe u ble nga kompania Moonbug, e cila zotëron edhe formate të tjera të njohura për fëmijët, si “Blippi” dhe “Morphle”.
Burimi: Business Insider