Shendet i Pergjithshem

Këto këngë të Taylor Swift dhe Beyoncé mund të shpëtojnë jetë, sipas ekspertëve të zemrës

Shkruar nga Anabel

15 Dhjetor 2023

Këto këngë të Taylor Swift dhe Beyoncé mund të

Këngët "You're Losing Me" e Taylor Swift dhe "Virgo's Groove" e Beyoncé -s kanë të dyja "ritmin e duhur" për të kryer CPR vetëm me duar dhe mund të "shpëtojnë zemrën", sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.

CPR - një procedurë emergjente e përbërë nga ngjeshjet e gjoksit shpesh të kombinuara me ventilim artificial, ose frymëdhënie gojë më gojë.

Këto këngë të Taylor Swift dhe Beyoncé mund të

Të dyja këngët kanë nga 100 deri në 120 rrahje në minutë, që është shpejtësia me të cilën duhet të kryhen ngjeshjet në gjoks, kështu që nëse këndoni "You're Losing Me" ose "Virgo's Grove" mund t'ju ndihmojë të mbani ritmin e duhur teksa përpiqeni të shpëtoni jetën e dikujt.

Këngë të tjera që gjithashtu kanë ritmet e duhura për CPR janë "Break My Soul" e Beyoncé -s dhe "Welcome to New York" dhe "Sparks Fly" e Taylor Swift, "Poker Face" dhe "Just Dance" e Lady Gaga-s, “Uptown Funk” e Bruno Mars, “Rhythm Nation” nga Janet Jackson, “I Wanna Dance with Somebody” e Whitney Houston etj.

Për të kryer CPR vetëm me duar, vendosni pëllëmbën e njërës dorë në gjoksin e personit që ka humbur ndjenjat, vendosni dorën tjetër mbi të parën dhe filloni të shtypni fort dhe shpejt me 100 deri në 120 ngjeshje në minutë.