Çmimet e Filmit Europian, të cilët vlerësojnë arritjet më të mëdha në kinematografinë europiane, kanë dhënë verdiktin e tyre, duke i dhënë çmimin e parë “Anatomy of a Fall” të regjisores Justine Triet.
Filmi francez rrëmbeu gjithashtu çmime të tjera të rëndësishme përveç “Filmi më i mirë”, duke përfshirë “Regjisorja më e mirë”, “Skenari më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë”.
“Anatomy of a Fall” (L'anatomie d'une chute) tregon historinë e një shkrimtareje që detyrohet të mbrohet në gjykatë pasi bëhet e dyshuara kryesore për vrasjen e burrit.
Në maj të këtij viti, “Anatomy of a Fall” triumfoi në Festivalin e Filmit në Kanë duke fituar Palmën e Artë (Palme d’Or). Gjithashtu u nominua edhe për “Filmit më të mirë” në kategorinë dramë në Golden Globes 2024.